Një grup ish-të përndjekurish politikë nuk janë lejuar të zhvillojnë protestën e tyre para godinës së Kuvendit të Shqipërisëa
Pak ditë pas një incidenti të ndoodhur ku një prej ish-të përndjekurve ka tentuar të kryejë aktin e vetëdjegies para parlamentit,
Policia e Shtetit ka marrë masat duke vendosur forca të shumta policie pranë Kuvendita Ish të përndjekurit kanë paralajmëruar ndërmarrjen e një greve urie 24 orëshe për të sensibiluar sipas tyre Qeverinë për kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me dëmshpërblimin financiar për vitet e burguta
Ish- të përndjekurit akuzojnë Qeverinë se i ka mashtruar dhe nuk po mban premtimeta
Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale në deklarimet e saj ka bërë të ditur se po dëmshpërblehen ato ish-të përndjekur të cilët ende nuk kanë marrë asnjë këst për vitet e tyre të burguta
Sipas Qeverisë, në buxhetin e këtij viti është përcaktuar edhe fondi më i madh i 23 viteve përsa i takon dëmshpërblimit financiar të kësaj shtrese të shoqërisëa
Source: Tema – Aktualitet