Deputetja Mesila Doda ka rënë pre e fyerjeve dhe sulmeve nga disa ish të përndjekur gjatë ditës së sotme, ndërsa ata ishin duke protestuar para Kuvendita
Doda i është bashkuar protestës së tyre, por disa prej ish të përndjekurve kanë kërkuar largimin e saj, pasi sipas tyre, PD është tallur për 23 vjet me këtë shtresëa
Vetë deputetja demokrate ka reaguar më pas, duke thënë se sulmi ndaj saj është një përpjekje ordinere e Edi Ramës për të ndaluar bashkimin e së djathtësa
Doda thotë se personi që e ka fyer atë, është dënuar për përdhunima
“Më poshtë do të gjeni një kopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore të personit që më sulmoi dhe fyu gjatë vizitës sime dhe të koleges sime Voltana Ademi, në mbështetje të të persekutuarve politikëa Në këtë vërtetim shihet qartë dënimi për arsye ordinere dhe vepra të rënda sic është përdhunimia
I bëj thirrje të burgosurve politike të distancohen menjëherë nga individe me vepra të tilla të rënda penale dhe të luftojnë për të drejtat e tyre dhe për integrimin e tyre të plotëa
Më së fundi, i deklaroj Edi Ramës dhe kujtdo që mendon se mund të pengojë rrugën tonë të bashkimit të së djathtës dhe të shtresave tradicionale mbështetëse të së djathtës së këto janë përpjekje ordinere dhe të kotaa Unë do vazhdoj të mbetem pas cdo vuajtje njerëzore, pas cdo kërkese të shtresave tona tradicionale, duke kërkuar falje për cdo gjë që nuk e plotësuam, pas cdo aspirate që nuk e cuam deri në fund në rrugën tonëa Por pa dyshim, në të gjithë do jemi bashkë për të penguar rikthimin e të kaluarës, të gjithë do jemi bashkë për mbrojtjen e secilit prej tyre”, u shpreh Doda ne Facebooka
Source: Tema – Aktualitet