Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ka sqaruar se nga i kanë ardhur informacionet në lidhje me akuzat e artikuluara prej tij në sallën e Kuvendit për përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogësa
Burime nga prokuroria konfirmojnë se në letrën e tij ligjvënësi demokrat nuk jep emra të personave që e kanë informuar, por mësohet se ai ka pranuar se informacionet i kanë ardhur nga ish-drejtues të policisë, të cilët tashmë nuk janë në detyra në Policinë e Shtetita Ish-ministri i Mbrojtjes sqaron se disa ish-zyrtarë të lartë policie e kanë njoftuar se në Gjadër të Lezhës, kishte dyshime se me anë të avionëve po trafikohej drogëa Në letrën e tij, Imami pranon se informacionet nuk i ka siguruar në rrugë zyrtarea
“Disa ish-punonjës së policisë së shtetit më kanë informuar për trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike nëpërmjet bazës ushtarake të Gjadrit, aty ku është parë të ulet një avion civil”, mësohet të ketë shkruar Imami në letëra
Burimet nga organi i akuzës shprehen se të dhënat po verifikohen dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkohen emrat konkretë të ish-drejtuesve të policisë të cilët kanë ngritur dyshimet mbi trafikimin e lëndëve narkotike përmes Gjadrita Gjithashtu Prokuroria është në proces verifikimi të të gjitha informacioneve që janë kërkuar nga Prokuroria nga institucionet në vend, ku përfshihet edhe Aviacioni Civila
Source: Tema – Aktualitet