Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me burg nga gjykata e Heraklion në Greqi pasi akuzohet se ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.
Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.
Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte.
Gjithashtu, 31-vjeçari shqiptar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësi nga droga.
The post Greqi/ Dënohet me burg shqiptari, ushtrone dhunë ndaj nënës së tij appeared first on Albeu.com.