Prej gati dy javësh në fushën e aviacionit të Lumalasit në Korçë, e cila është nën varësinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, ka nisur ruajtja e tij nga forcat e ushtrisëa
Burime kanë bërë me dije për Ora News se patrullimi dhe ruajtja e fushës së aviacionit është në kuadër të masave të nxjerra nga Ministria e Brendshme për rritjen e sigurisë nëpër aerodromet e Shqipërisë, pas akuzave të Partisë Demokratike, se struktura të ushtrisë po përdoreshin si infrastrukturë për trafik narkotikësha
Patrullimi i ushtarëve në fushën e Lumalasit nis prej orës 5:00 të mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes, ndërsa askush nuk lejohet të hyjë në tëa
Shumë shpejt pritet që hyrjet e fushës së aviacionit të bllokohen nga kanale dhe do të vendosen blloqe betoni, ashtu si ndodhi edhe në Gjadër të Lezhësa
Pavarësisht këtij fakti, në fushën e Lumalasit nuk ka informacione që të jetë ulur ndonjë avion dhe kjo gje konfirmohet edhe nga banorët e zonësa
Patrullimi i ushtarëve do të jetë i përhershëm në këtë fushë aviacionia
Source: Tema – Aktualitet