Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi një fermë në rrethin e Fierit, e cila eksporton dhe në Danimarkë, prej nga deklaroi se ka akoma toka shtetërore, që mund t’i jepen biznesit të suksesshëma
“Ne kemi një objektiv shumë të qartë që shkon në funksion të mbështetjes së zgjerimit të sipërfaqes dhe do të shikojmë disa mënyraa Në radhë të parë ne kemi ende toka shtetërore të cilat janë në pronësi publike dhe që mund të administrohen me kujdes për t’iu vënë në dispozicion biznesit të sukseshëma Biznese që kanë provuar që janë të suksesshëm, prodhojnë, shpërndajnë dhe tregtojnë në tregjet e brendshme dhe ato të jashtmea Jemi këtu pikërisht me një biznes të tillë, i cili është shumë mirë i organizuar, që është i suksesshëm, eksporton në Danimarkë, por me potenciale të mëdha rritjeje dhe zhvillimia Është një biznes i mirë organizuar, i cili punon me farë të zgjedhur, me impute të zgjedhura, prodhon me rendiment të lartë dhe ka të organizuar edhe transportina Pikërisht modele të tilla ne jemi të vendosur që t’i mbështesim”, tha Panaritia
Ministri Panariti sqaroi edhe çështjen e certifikatave të pronësisë, duke garantuar fermerët se qeveria është e vendosur për të vijuar procesin e dhënies së certifikatave të pronësisëa Mungesa e sipërfaqëve të mëdha për zhvillimin e biznesit ishte edhe problemi kryesor i ngritur nga fermerëta
“Problemi që ne kemi është se asnjëherë nuk gjejmë sipërfaqe të mjaftueshme për atë sasi prodhimi që ne na duheta Duke qenë se ne prodhojmë gjatë verës në Danimarkë dhe gjatë dimrit në Shqipëri, duhet të kemi pak a shumë këtu në Shqipëri të njëjtat sipërfaqe që ne kemi edhe atje për të plotësuar kërkesën e klientëve tanë”, tha një nga sipërmarrësita
Source: Tema – Aktualitet