Prej më shumë se një muaji, çdo aksident automobilistik i ndodhur në qarkun e Tiranës, që ka sjellë si pasojë edhe humbje jetësh apo të plagosur, nuk këqyret menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja nga ekspertët autoteknikëa
Këta të fundit më herët kanë qenë të atashuar si pjesë e Policisë së Shtetit pranë policisë shkencorea Një shkresë që mban datën 28 mars, në mënyrë të pashpjegueshme për organin e prokurorisë urdhëron që procesverbalet për ngjarje të tilla të hartohen vetëm oficerë të policisë gjyqësore dhe të policisë rrugorea
Nuk dihet ende nëse kjo lëvizje ka ndodhur për shkak të strukturimit apo riformatimit të Policisë së Shtetita Megjithatë, burime të Prokurorisë thanë se situata ka hapur probleme për prokurorët duke qenë se për çdo aksident që ka të dëmtuar, duhet me patjetër që në veprimet e para hetimore të kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes së bashku me tabelat fotografike, që janë detyrë e ekspertit autoteknika
Është pikërisht ky personi që lëshon aktin e ekspertimit që konsiderohet thelbësor në qëndrimin që mban në gjykatë organi i akuzës, kur argumenton me prova shkaqet e një aksidenti automobilistik, duke kërkuar më pas shpalljen fajtor apo jo të të dyshuarita
Deri më tani, thanë burimet e Prokurorisë, është vepruar me gjetjen në rrugë private të ekspertëve autoteknikë të pavarur, e që nuk janë të atashuar pranë policisë, por kjo mënyrë veprimi nuk shihet aspak si një zgjidhjea Çka i ka bërë prokurorët të presin një zgjidhje nga shefi i tyrea
I kontaktuar në telefon për këtë situatë, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Seriani komentoi se organi i akuzës është vënë në dijeni nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për lëvizjet në këtë strukturë dhe se dy institucionet po punojnë së bashku për të krijuar një strukturë me efikase në drejtim të ekspertizës për aksidenteta
Më herët, kryeprokurori Llalla, në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend, kërkoi që të krijohet Shërbimi i Ekspertimeve pranë organit të akuzës, në përbërje të të cilit të ketë jo vetëm ekspertë autoteknikë, por edhe kundër krimeve kibernetike, ekspertë psikologë, kontabël dhe vlerësuesa/TCH
Source: Tema – Aktualitet