Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar të hënën në mesditë para mediave, skemën e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejësa
“Siç dihet, – tha Bylykbashi, – një familje e varfër për të përfituar ndihmën ekonomike duhet të aplikojë në skemën e pikëzimit kombëtara Më pas drejtoritë rajonale bëjnë përzgjedhjen sipas kritereve që përcaktohen me VKM 597a Familjet që mbeten jashtë sistemit të pikëzimit, mund të përfshihen nga Këshilli Bashkiak në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6%a
Por, çfarë ka ndodhur në Bashkinë Vau Dejës?
Me vendimin nra 1 të 26 janarit 2022, Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka miratuar kriteret për trajtimin me ndihmë ekonomike nëpërmjet fondit 6%, familjet të cilat nuk janë shpallur përfituese në skemën kombëtare të pikëzimita
[Prova 1 – Vendimi nra 1, datë 26a01a2022 i Këshillit Bashkiak Vau Dejës]
Pra, detyrimisht familjet që do të trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga Bashkia, duhet të ishin ndër familjet që kishin aplikuar në sistemin e pikëzimit dhe nuk ishin shpallur përfituesea VKM nra 597, shkon edhe më tej, duke përcaktuar se këto familje duhet të kenë aplikuar tre muajt e fundita
[Prova 2 – Vendimi nra 597, datë 04a09a2019 i Këshillit të Ministrave]
Ligji dhe aktet nënligjore kanë përcaktuar dy kushte për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia: së pari, familje që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur përfituese nga skema kombëtare; dhe së dyti, familje që kanë aplikuar në tre muajt e fundita Kjo nuk ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Vau Dejës, duke vepruar në shkelje flagrante të ligjita
Nga ana jonë, janë administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër gjatë vitit 2022, nga të cilat rezultojnë familjet nga Bashkia Vau Dejës që kanë aplikuar në skemën kombëtare, por që nuk janë shpallur përfituesea
[Prova 3 – Vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror]
Më pas, kemi administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022a Nga ku na ka rezultuar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundita
[Prova nra 4 – Vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës]
Kush janë këto familje përfituese? Të gjitha të lidhur me strukturat drejtuese dhe militantë të Partisë Socialistea Pra, për të shpërblyer njerëzit e tyre, Këshilli Bashkiak, shkel haptazi ligjina Madje, ka prej tyre që familjarisht jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, që janë të punësuar në administratën e bashkisë apo janë familjarë të kryetarëve të fshatravea
Ata nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor, përveçse të qEnurit patronazhistë të PS-sëa
Të tjera fakte e bëjnë edhe më flagrante paligjshmërinë dhe pashpirtësinë e këtyre njerëzvea Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila duhet të jetë garante e ligjshmërisë së pushtetit lokal, në të gjitha rastet është shprehur dakord për miratimin e këtyre akteve të Këshillit Bashkiaka
[Prova nra 5 – Shprehjet e ligjshmërisë së Prefektes]
Kjo skemë që përfshin administratorët, kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Bashkisë Vau Dejës dhe Prefekten e Qarkut të Shkodrës, ka vetëm një qëllim që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të blejnë votat e familjeve dhe qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majita
Po kujt i takon detyra e kontrollit të institucioneve shtetërore që mos të kryejnë abuzime të tilla në kurriz të qytetarëvea VKM nra 512/2006 e përcakton shumë qartë se këtë detyrë e ka Inspektoriati i Ndihmës Ekonomikë, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Socialea
[Prova nra 6 – Vendimi nra 512, datë 31a05a2006 i Këshillit të Ministrave]
Por, edhe Inspektoriati, edhe Ministria duket që kanë mbyllur sytë përpara këtij rasti, duke u bërë bashkëpunëtorë, në një shkelje flagrante të ligjita
Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tek nëpunësit e ndihmës ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, të Keshillit Bashkiak, si edhe te strukturave rajonale si Sherbimi Social dhe Prefektura Shkodëra
Partia Demokratike e dënon këtë veprim kriminal i cili bëhet më edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet familjeve ne nevoje për t’u kaluar militantëve të PSa Partia Demokratike, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendora”
The post Bylykbashi denoncon: Në Vaun e Dejës po blihen vota me paratë e ndihmës sociale, ja edhe provat! appeared first on Gazeta Standard Onlinea