Pengmarrja e autobusit nga emigranti shqiptar në Greqi ishte një ngjarje larg të zakonshmes për ministrin e Rendit të kohësa Spartak Poçi kishte vetëm 1 javë në detyrë, kur u njoftua nga ambasada Greke se një autobus i marrë peng ndodhej 40 minuta larg kufirit shqiptara
“Unë, së bashku me familjarët e Pislit u përfshimë në negociata, por çdo gjë rezultoi e kotë”,- kujton Spartak Poçi, ndërsa mendon se rihapja e kësaj çështjeje nga PD ka si qëllim të vetëm goditjen e Artan Didita Në këtë intervistë për MAPO-n, ish-ministri i Rendit flet edhe për ndryshimet në polici, situatën e kriminalitetit në vend, dhe arsyet pse profesionistët e policisë dëmtohen nga politikaa
“Kjo është një ngjarje, e cila rrodhi brenda një harku kohor prej 8 orësha Megjithatë, dinamika që ndoqi zhvillimin e saj ka qenë pothuajse e jashtëzakonshmea Kur nuk kisha më shumë se një javë që isha emëruar në detyrën e Ministrit, nga Ambasada Greke u njoftuam se një shtetas shqiptar, refugjat në Greqi kishte rrëmbyer një autobus të linjave lokale të Selanikut dhe ishte nisur në drejtim të kufirit, për t’u futur në tokën shqiptarea Nga pala Greke u informuam se, fillimisht pengmarrësi kishte kërkuar një shumë të caktuar të hollash, të cilat i ishin dhënë, por më pas nuk kishte pranuar t’i lironte pengjeta Veç kësaj, kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë pengjet, nëse do të pengohej për të ardhur në Shqipëria
Për të mos u zgjatur, sepse përshkrimin e kësaj ngjarje e kanë bërë në mënyrë mjaft të hollësishme media shqiptare dhe ajo greke, në filluam menjëherë punën për organizimin dhe programimin hap pas hapi të aksionit, punë kjo e cila ndër të tjera vështirësohej edhe nga disa faktorë, siç ishin: faktori surprizë ( u njoftuam kur autobusi me pengje ndodhej rreth 40 minuta larg kufirit); policia shqiptare nuk kishte asnjë përvojë pune për të tilla raste ( në atë kohë, në vendin tonë kishim 24 raste të pengmarrjeve, të cilat për një periudhë të gjatë kohe nuk ishin zbuluar) ; për rastin në fjalë ishim krejtësisht të painformuara Nuk dinim cili ishte pengmarrësi, cilat ishin motivet që e kishin shtyrë në këtë veprim dhe mbi të gjitha, cili ishte qëllimi fundor i tija Po ashtu, në atë kohë, Policia Shqiptare nuk dispononte as minimumin e nevojshëm të logjistikës që nevojitet në raste të kësaj natyrea
Pengmarrësi, i ndjeri Fa Pisli vinte nga një familje e nderuar matjanea Vetë Flamuri nuk kishte asnjë precedent penal, as në Shqipëri e as në Greqi, ku kishte një periudhë të gjatë që punonte dhe jetontea U bënë shumë përpjekje përmes negociatave, ku u përfshiva dhe unë, si edhe familja e tij nga Burreli, për ta bindur të lironte pengjet dhe duke i premtuar se do ta ndihmonim që të dilte e drejta e tija Por çdo gjë rezultoi e kotëa Vazhdimisht kërkonte të lejohej të vazhdonte rrugën dhe kërcënonte se do të hidhte në erë autobusina Qëllimi i tij ishte të shkonte në Tiranë dhe të hynte në ambasadën Grekea Për këtë arsye, vendosëm ta ndalojmë në një vend dhe një pozicion që u gjykua se ishte më i favorshëm për të vepruar pa shkaktuar asnjë lëndim“, shprehet aia
Source: Tema – Aktualitet