Presidenti amerikan Joe Biden u përball me një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së përkujtimit të 80-vjetorit të D-Day. Momenti i çuditshëm erdhi pasi Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron përshëndetën heronjtë e mbijetuar të pushtimit të Normandisë.
Biden, 81 vjeç, më pas përkuli gjunjët sikur po përgatitej të ulej në një karrige që në fakt nuk ekzistonte aty përreth. Në momentin që po bëhej gati të ulej, muzika u ndërpre papritmas dhe një altoparlant u tha mysafirëve se sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të fliste.
Kjo bëri që Biden të ndalonte në gjysmë të rrugës drejt karriges, ndërsa të tjerët në skenë ishin ende në këmbë. Pasi Biden filloi të ulej, zonja e parë mbuloi gojën me dorë si për të treguar se diçka nuk po shkonte.
The post Tjetër incident, Biden tenton të ulet në karrigen imagjinare (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.