Policia ka kapur dhe ka vënë në pranga 49-vjeçarin Perlat Canaj, i cili ishte shpallur në kërkim 2 javë më parë në kuadër të megaoperacionit “Territor i Pastër”. 49-vjeçari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë.