Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me masakrën në Tiranë, ku Dan Hutra vrau motrën e ish-bashkëjetueses, dhe kunatën e saj dhe plagosi Elena Hysën dhe nënën e saja Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa ka folur ekskluzivisht nga shtrati i spitalit për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, për gazetaren Anila Ahmataja
Elena tha se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqea Ajo tha mes të tjerash se Hutra donte të qëllonte dhe djalina
Intervista e plotë:
Anila Ahmataj: Si je? Tani je mirë?
Elena Hysa: Mirë
Anila Ahmataj: Çfarë plagësh ke?
Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…
Anila Ahmataj: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?
Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrësa
Anila Ahmataj: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?
Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat
Anila Ahmataj: Keni folur në telefon atë ditë?
Elena Hysa: Po kam fol atë ditë
Anila Ahmataj: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?
Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi
Anila Ahmataj: E more ti?
Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të
Anila Ahmataj: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?
Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!
Anila Ahmataj: Doje ti jepje fund?
Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…
Anila Ahmataj: Të ka ofenduar në telefon të ka shar?
Elena Hysa: Gjithmonë
Anila Ahmataj: Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?
Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë
Anila Ahmataj: Të kërcënoi?
Elena Hysa: Po më kërcënoi
Anila Ahmataj: E njoftove familjen tënde që more atë kërcënim nga telefoni?
Elena Hysi: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë
Anila Ahmataj: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: E bënte shpesh që të kërcënonte?
Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh
Anila Ahmataj: Pasi doli nga burgu?
Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh
Anila Ahmataj: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?
Elena Hysa: Jo…
Anila Ahmataj: Po ai të kishte marr në telefon?
Elena Hysa: Ai po
Anila Ahmataj: Je përgjigjur?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Çfarë të thoshte?
Elena Hysa: Pyeste për djalin
Anila Ahmataj: U gëzua që erdhi djali në jetë?
Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…
Anila Ahmataj: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?
Elena Hysa: Krisje ka pas, nuk është se nuk ka pasur
Anila Ahmataj: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?
Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar
Anila Ahmataj: Të ka dhunuar ndonjëherë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Fizikisht?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ti në dokument kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psiko-emocionale?
Elena Hysa: Po!
Anila Ahmataj: Kishe frikë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetën e tij?
Elena Hysa: Jo!
Anila Ahmataj: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?
Elena Hysa: Po e kam kërkuar
Anila Ahmataj: Kur e more vesh se ai kishte bërë më parë një gjë të tillë?
Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër
Anila Ahmataj: Si ke vepruar?
Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi
Anila Ahmataj: Po me vjehrrën si e kishe marrëdhënien?
Elena Hysa: Shumë keq
Anila Ahmataj: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?
Elena Hysa: Presion
Anila Ahmataj: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?
Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja
Anila Ahmataj: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, është e vërtetë kjo?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ja kishe bërë këto?
Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje
Anila Ahmataj: Në momentin që ratë shtatzënë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri-tjetrin?
Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani
Anila Ahmataj: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?
Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua
Anila Ahmataj: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët që të kishte thënë mjeku?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?
Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër
Anila Ahmataj: Kur ju u njohët me njëri-tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Po vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?
Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonëa
Anila Ahmataj: Ama ishte agresiv apo jo?
Elena Hysa: Po ishte agresiv
Anila Ahmataj: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?
Elena Hysa: Po kishte ka pasur
Anila Ahmataj: E njeh atë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Si quhet, Marjana Gurakuqi?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ku e kishte njohur?
Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur
Anila Ahmataj: E ke njohur vet personalisht?
Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar
Anila Ahmataj: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?
Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër
Anila Ahmataj: Di gjë ku e ka njohur këtë?
Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri
Anila Ahmataj: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesë me njëri-tjetrin?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?
Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja
Anila Ahmataj: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?
Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëma Mbaj mend që më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…
Anila Ahmataj: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parën, ty apo mamanë, me çfarë të goditi?
Elena Hysa: Me thikë, thikën e ka pasur me vete
Anila Ahmataj: Erdhi direkt dhe u fut në banesë, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?
Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmë
Anila Ahmataj: Të parën kë goditi?
Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait
Anila Ahmataj: Ku ishin?
Elena Hysa: Në makinë në oborr
Anila Ahmataj: Ju ku ishit për momentin?
Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin
Anila Ahmataj: Dole jashtë ato momente?
Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vëllait edhe motrën
Anila Ahmataj: Ky ku ishte ato momente?
Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para
Anila Ahmataj: Para teje për të të mbrojtur ty?
Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lënë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaja Mbaj mend që na ka sharëa
Anila Ahmataj: Çfarë ju ka thënë?
Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin
Anila Ahmataj: Djalin e vogël?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?
Elena Hysa: E kisha në krah djalin
Anila Ahmataj: Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?
Elena Hysa: Po!
Anila Ahmataj: Si shpëtoi bebi?
Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetër
Anila Ahmataj: Po pastaj çfarë ndodhi?
Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap
Anila Ahmataj: Ndërkohë mami ishte e plagosur?
Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe
Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?
Elena Hysa: Tha; ‘do ju vras të gjithëve’ dhe ka ikur atë moment
Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?
Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy
Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?
Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ikur shumë shpejta
The post “Nuk i merrja për bazë kërcënimet”, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës rrëfen masakrën: Më goditi me thikë në faqe… appeared first on Gazeta Ditaa