Shoqërohet në Policinë e Tiranës një efektiv i RENEA-sa 40-vjeçari u kap nën shoqërinë e një personi që dyshohet si i përfshirë në atentatin në Don Boskoa Në mjetin e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, rreth 100 mijë euro kesh në makinën e tija Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin e RENEA-s, Altin Morinaa Ky i fundit është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special Reneaa
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informativea
Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Reneaa
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptarea
Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”a
Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin Aa Ma, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Reneaa
Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paunda
Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290a00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materialea
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aa Ma, dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”a
The post Arrestohet efektivi i RENEA-s, u kap nën shoqërinë e një personi që dyshohej si i përfshirë në atentatin e Don Boskos! Iu gjetën mbi 100 mijë € appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea