Kryeministri Rama u drejtoi një thirrje publike shqiptarëve në Itali që të bëhen pjesë e të kontribuojnë në procesin europian të zgjedhjeve për Parlamentin Europiana
“Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa sot ka nevojë për shqiptarët e Italisëa Shqiptarët e Italisë duhet vërtet të mos e lënë t’u ikë kjo mundësi që kanë për të votuar në zgjedhjet evropianea Dhe, pa asnjë dyshim, të votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe, e re, e këtij vendi që ka nevojë për energjinë dhe kurajën e Matteo Renzi-t”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në një apel drejtuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe që kanë të drejtën e votësa
Apeli u bë pas takimit që Kreu i Qeverisë zhvilloi me Kryetarin e Bashkisë së Torinos Piero Fassino, një nga politikanët e lartë të Partisë Demokratike Italianea Kryeministri ka theksuar se Europa e bashkuar është projekti i jashtëzakonshëm, projekti më i rëndësishëm që bëri bashkë burra e gra dhe e çuan përparaa
“Duhet ta kapim këtë mundësi për të kontribuuar si shqiptarë në këtë proces, edhe duke marrë pjesë në zgjedhjet europiane këtu në Itali”, u shpreh Ramaa
Kryeministri ndodhet në Itali, ku vizitoi Panairin Ndërkombëtar të librit në Torino, në të cilin Shqipëria prezantohet me stendën e saja Kryeministri Rama u ndal gjatë në stendën dedikuar letërsisë shqipe, ku janë ekspozuar botime të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën italiane, si dhe një numër titujsh në shqipa Rama e vlerësoi këtë panair dhe praninë e Shqipërisë në të si një mundësi e rëndësishme për të thelluar njohjen dhe zgjeruar kontaktet mes dy kulturavea
“Është kënaqësi e veçantë që para kësaj stende mund më në fund të gjesh guidën e vetme në italisht të Tiranës dhe Shqipërisë, një punë e përbashkët e një shqiptari dhe një italiania Një kënaqësi të dëgjosh edhe fjalët e presidenti të Panairit dhe të të tjerëve, për këtë nevojë për të vazhduar për të punuar sëbashku dhe për të zgjeruar bashkëpunim mes nesh në mënyrë që letërsia dhe kultura shqiptare të njihet edhe më shumë e të jetë edhe më shumë e arritshme në Itali dhe anasjelltas”, u shpreh Kryeministria
Source: Tema – Aktualitet