Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me të cilin ka biseduar për aspiratën e Kosovës për tu futur në NATO.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndërsa shkruan se takimi është zhvilluar në margjina të NATO-s, në Ëashington.
Ajo ka shkruar se veç diskutimit për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO u fol dhe për mbështetjen jetike nga aleatët kroatë.
“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
The post Osmani takim “kokë më kokë” me presidentin kroat, zbulohen detaje nga takimi appeared first on Albeu.com.