Vendi ballkanik duket se është kthyer në një burim fitimprurës për Blair-ët të cilët përmes një kontrate ligjore për zja Blair dhe një pozicioni si këshilltar për nipin e Alastair Campbell në zyrën e KM Shqiptara
Nga Robert Mendick dhe Besar Likmeta, The Telegraph
Në pamje të parë, Shqipëria, një vend që përjetoi ish diktaturën e ashpër staliniste dhe një nga vendet më të varfëra në Evropë, duket se nuk mund të jetë tërheqëse për Tony Blaira
Por The Telegraph ka arritur të zbulojë se vendi Ballkanik, ka zbuluar së fundmi një sasi të madhe nafte dhe gazi, e me sa duet është një vend që mund t’i sigurojë të ardhura të majme dinastisë Blaira
Kjo gazetë ka arritur të zbulojë se si za Blair është këshilltar në qeverinë socialiste Shqiptarea Tani ka dalë në skenë që edhe gruaja e tij Cherie ka arritur të sigurojë një kontratë ligjore me qeverinë paraardhëse; ndërkohë që nipi i Alastair Campbell, ish spin doktori i za Blair, ka zënë një vend si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisëa
Za Bair i është akorduar një kontratë me vlerë £300,000 për të këshilluar qeverinë Shqiptare pasi krijoi mundësinë e miqësimit të gruas së tij me ish kryeministrin e vendit Ballkanik ndërsa ai qe në Doëning Streeta
Za Blair është i njohur në botë si një avokat i të drejtave të njeriut, është futur në një ankand miliona dollarësh për një kompani nafte amerikaneaKohët e fundit Blair është kthyer në një këshilltar të qeverisë Shqiptarea James Naish, nipi 25 vjeçare i za Campbell, punon gjithashtu si një këshilltar i kryeministrit Ramaa
Qeveria e mëparshme Shqiptare përcaktoi Omnia Strategy, firmën ligjore të za Blair, si mbrojtëse të çështjes së saj në gjykatën e arbitrazhita Kosto e kësaj mbrojtje për qeverinë Shqiptare shkuan në $500,000 – rreth £300,000a Ende është e paqartë se sa nga kjo shumë i takon zyrës ligjore të Omnia Strategy për punën e saja
Pas një deklarate për shtyp të lëshuar pas përfundimit të çështjes – të cilën Shqipëria e fitoi – Zja Blair tha: “Omnia Strategy ndjehet krenare që mundësoi mbështetjen e qeverisë Shqiptare në çështjen e saj pranë arbitrazhita”
Zja Blair e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në 2010 si e ftuar e Liri Berishës, gruas së ish kryeministrit Sali Berishaa
Zja Blair udhëtoi drejt këtij vendi të varfër përmes një avioni personal të poseduar nga Rezart Taçi, një manjat nafte dhe një nga njerëzit më të pasur në Shqipëria
Za Taçi është akuzuar se ka përdorur lidhjet politike- përfshi këtu edhe miqësinë me za Berisha – për të përfituar naftën e rafinerive shqiptarea Ai tanimë e ka shitur rafinerinëa
Çështja gjygjësore qe mes qeverisë Shqiptare dhe Sky Petroleum, një kompani nafte nga Teksasi, e cila pretendonte se kishte të drejtën për të eksploruar në tre fashot e tokës, në Shqipërinë jugore dhe qendrorea Autoritetet shqiptare e mbylli kontratën njëanshmërisht ndaj dhe Sky Petroleum filloi aksionin ligjor duke kërkuar $1 bilion (£600 milion) si dëmshpërblima
Omnia Strategy u bë pala mbrojtëse e Shqipërisë në çështjen e naftës në fund të vitit 2012a Vendimi për ta caktuar atë si mbrojtëse erdhi dy vjet pas udhëtimit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, si e ftuar e za Taçi dhe zja Berisha në Korrik të 2010a Ndërkohë që Shqipëria e mbylli kontratën e saj me Sky Petroleum në Qershor 2010a
Gjatë periudhës që zja Blair vizitoi Shqipërinë, një nga zëdhënësit e saj u shpreh se ajo ka pranuar të udhëtoi falas përmes avionit të za Taçi, një figurë e diskutueshme në Shqipëri i cili tani është nën investigim për pastrim parash, për t’i mundësuar asaj një angazhim më të madh në vendin ballkanik për shkak të kohës së shkurtëra
Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo preu shiritin e një televizioni të cilin e kishte blerë za Taçia Gjatë qëndrimit të shkurtër, ajo vizitoi dhe një qendër për fëmijët autik, organizuar kjo vizitë nga zja Berishaa
Gjatë kësaj periudhe, zëdhënësi i zja Blai u shpreh: “Zja Blair është ftuar në Shqipëri nga zja Berisha, gruaja e kryeministrit, që e ftoi atë të vizitonte qendrën për fëmijët autik që ajo nga ngritur në Tiranëa
“Dy zonjat u takuan për herë të parë në 2006 kur zja Berisha vizitoi Downing Street bashkë me të shoqin e saj dhe atje zbuluan se ndajnë të njëjtin interes për fëmijët që janë në nevojëa”
Burri i zja Berisha ishte ende kryeministër kur Omnia Strategy – që kishte hyrë në skenë prej rreth një viti- fitoi mundësinë e artë për të përfaqësuar Shqipërinë në çështjen gjygjësorea
Seanca dëgjimore u bë gjatë javëve në vazhdim në London Court of International Arbitration gjatë Marsit 2013a Majin e shkuar grupi i gjygjtarëve vendosi se çështja ishte në favor të Shqipërisë, duke ia faturuar kostot Sky Petroleum për procesina Kostot ligjore të Shqipërisë, sipas një raporti të plotësuar nga Sky Petroleum me US Securities and Exchange Commission, ishin më shumë se $500,000a
Julia Yun Hulme, drejtore e Omnia Strategy, u shpreh: “Omnia Strategy u caktua si mbrojtëse e çështjes përmes një ftese të ardhur konform gjithë proceduravea Përfshirja e Omnia Strategy në çështje nuk është e lidhur me udhëtimin e kryer në korrik 2010a Omnia Strategy LLP është krijuar në Tetor 2011a”
Ndërkohë që zja Blair ka përfituar nga qeveria e shkuar Shqiptare, bashkëshorti i saj ka një miqësi të ngushtë me za Rama, pasuesin e za Berisha në kryeministria Za Blair, siç është përmendur dhe më parë nga The Telegraph, është emëruar si këshilltar nga za Rama për të ndihmuar qeverinë e tij në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropiana
Za Blair ka mohuar se ai paguhet për punën e tij nga qeveria Shqiptare megjithëse është ende e paqartë nëse një palë e tretë po paguan atë për shërbimet e tija Gjithashtu është e paqartë se kush e punësoi Za Naish, djalin e motrës së za Campbella Za Naish, një i diplomuar në Universitetin Oxford, e përshkruan veten si një këshilltar i “Kryeministrit të Shqipërisë” në network-un profesional LinkedIn megjithëse javën e shkuar qeveria Shqiptare insistoi që ai nuk kishte ofiqe zyrtarea/diaryoftirana
Source: Tema – Aktualitet