Miliarderi Elon Musk bëri disa komente bombastike, gjatë një interviste me Jordan Peterson. Ai u zotua se do të shkatërrojë virusin majtist, që i ‘vrau’ djalin e tij. Musk tha se, virusi majtist e mashtroi atë, duke lejuar që një prej djemve të tij të kthehet në një vajzë transgjinore.
“Më mashtruan për të firmosur dokumentet për një prej djemve të mi, Xavierin,” tha ai. “Kjo ndodhi, përpara se të kuptoja, se çfarë po ndodhte realisht. Ishte edhe koronavirusi në atë kohë dhe kishte shumë konfuzion. Më thanë se, Xavier mund të kryente vetëvrasje,” tha Musk.
“Ishte diçka djallëzore dhe mendoj se, personat që promovojnë diçka të tillë, duhet të shkojnë në burg,” shtoi Musk. Nuk më shpjeguan në fakt se, bllokuesit e pubertitetit janë thjesht ilaçe sterilizuese”.“E kam humbur djalin tim. Ata e quajnë ‘emërvdekur’. Djali im, Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi majtist’.
‘Emërvdekur’ është një term që përdorin transgjinorët, kur dikush u referohet atyre me emrin që kanë pasur, përpara se të ndryshojnë gjini.
“Jam zotuar të shkatërroj virusin majtist, pas kësaj dhe po bëjmë progres,” tha Musk. Djali i tij Xavier e ndërroi emrin ligjërisht në vitin 2022 dhe tani quhet Vivian. Në një dosje gjyqësore, ai thotë se, nuk do të ketë asnjë lidhje me mbiemrin Musk. Më herët, Elon Musk e akuzoi Vivian se, është një komuniste që mendon se, kushdo që është i pasur, është djalli vetë.
Xavier “Vivian” Musk nuk e kupton që është viktimë e propagandes komuniste. Edhe sikur të ekzistonte makina e kohës, nuk ka asnjë arsye ta kthejmë, në komunizmin e egër, sidomos atë shqiptar. Atë e ftoj, të vijë në Shqipëri, ku ende komunizmi është realitet dhe të shikojë e provojë se kush janëdjajtë e vërtetë, të provojë djajtë e komunizmit, politikat soçiale, shërbimet falas, shpopullimin, nëpërmjet emigracionit, apo politikave transgender, të cilët gllabërojnë pasuri botërore dhe jetë njerëzish masivisht, për dominim global.
Elon Musk po ndërgjegjësohet tashmë, për korelacionin midis këtyre politikave komunisto-majtiste, dhe nxitësve të tendencave transgender. Ky ndërgjegjësim e nxiti për deklaratën “Soros po shkatërron njerëzimin”.
Cfarë lidhje kanë me njëra tjetrën? Pse Musk deklaron, që Soros po shkatërron njerëzimin? Cfarë politikash po nxit Soros? Kush ka rënë në rrjetën e tij destruktive? Djali i një prej miliarderëve botërorë, Elon Musk.
“No face, no name, no number”, ka qenë titulli i një shkrimi tim. Ky është qëllimi, pa emër, pa fytyrë (me maska), turma pa identitet, për dominim qëndror botëror. Xavier “Vivian” Musk identifikon të pasurit djaj, por djalli i vërtetë ishte komunizmi, që i shpalli luftë, Zotit dhe mjetit kryesor të tij, riprodhimit, për vazhdimësinë e njerëzimit. Djalli i vërtetë është komunizmi dheshërbëtorët e tij, që përdorin mjete, forma, propaganda, tranformime transgjinore, për shpopullim dhe sterilizim, si përfundim, shkatërrimin e njerëzimit, për të cilin Musk akuzon sot, publikisht Sorosin dhe sorosizmin, që po tenton ta përhapësi axhendë, botërisht. Prindërit, në Amerikë, po kërkojnë qëfëmijët e tyre të jenë “të vetmësuar”, të shkolluar në shtëpi, pasi po e shikojnë sistemin arsimor si kanosës të personaliteteve, tëfëmijëve të tyre, duke i shndërruar në të vdekur, të pakallur.
Une sot do t’u vjedh bluzave të bardha, bisturinë, jo për njëoperacion kirurgjikal, por operacion analitik, se si një sistem, apo axhendë e mirëmenduar, shndërron natyrën, nga njerëzore,në kafshërore. Po i shpjegoj pak më në detaje Vivian Muskutrealitetin shqiptar. Në Shqipëri, shërbimi shëndetësor është falas, cka rezultoi dështimi më i madh i politikave qeverisësesocialiste. Dua t’i shpjegoj Vivianit, që mjekët të cilët duhet tëjenë ëngjëjt për njerëzit e sëmurë, janë shndërruar në djaj, pasi ilacet për të sëmurët me kancer, nuk ua japin të sëmurëve, por ivjedhin për spitalet private. E njëjta situatë është në shërbimin arsimor, apo në drejtësi. Po nuk pagove nën dorë, asnjë shërbim nuk mund të marrësh.
Cështja e mjekëve të onkologjikut, na riktheu në memorje, transformimin e njeriut, nga këto politika sociale dhe shërbime falas, në ujk, për tjetrin. Instinktet kafshërore kanibaliste, janëbrenda nesh si atavizma, ardhur nga thellësitë e shekujve. Njeriu modern me kohën i veshi instinktit, petkun e modernizmit, përpunimit, qytetërimit. Për të arritur në këtë nivel qytetrimi, iu desh jo pak, por shekuj, derisa erdhi komunizmi si përbindëshi me shumë koka, që prodhon vetëm djaj, për t’i rikthyer instinktet kafshërore.
Pikërsiht ky system komunisto-socialist-majtist po depërton nëinstinktet më të egra atavike mbijetuese njerëzore, në kafshën pa emër. Kjo, jo rastësisht, por me koshiencë, strategji, axhendëglobaliste.
Luajnë me hallet, varfërinë njerëzore, për disa arsye ekonomiko-politike. Politikat sociale, shërbimet falas janë politikat më tësofistikuara, për të devijuar paranë, në xhepat e shumë pak pushtetarëve, për forcimin e pushtetit të tyre ekonomik, më pas atë politik. Ja ku arritëm në axhendën mjtiste, globalizëm, internacionalizmin, më pas qeverinë qëndrore globale, me një“Messia majtist” në krye. “Politikat sociale, Shërbimi falas”, tëpraktikuara në komunizëm, shkatërruan karakterin njerëzor, sollën shkatërrime masive të pronës shtetërore, barazi, në varfëri ekstreme të të gjithëve, megjithë terrorin, frikën e vrasjet, për “vjedhjen e pronës shtetërore”.
Në kohët moderne, kur axhendat më të sofistikuara shpopulluese, po punojnë pikërisht për shkatërrimin e ndërgjegjes, mjeti për të arritur qëllimet makiaveliste, janë pikërisht politikat sociale dhe shërbimet falas, si strategjia mëdiabolike, për ta kthyer qenien njerëzore, gjithmonë e më shumë,në “no face, no name, no number”.
Në komunizëm, shtetëzimet, politikat sociale shërbimet falas, ishin mjeti më efikas për të vjedhur pasuritë e një kombi . Sot,në komunizmin modern të kamufluar, me petk globalizmi ndërshtetesh, projekte, resorte, investitorë strategjikë, janëformatet e reja për të vjedhur pasuri përrallore kombesh dhe shtetesh.
Shtatë apo tetë mjekë, që u kapën nga SPAK-u nuk e zgjidhin problemin, sepse ata tashmë janë kategori kriminale, prodhuar nga sistemi i shërbimeve falas. Atë sistem korruptivo–kriminal në Shqipëri e njoh shumë mirë edhe si gazetare investigative, nëdokumentarët që kam realizuar, “Shitja e ilaceve spitalore”, “Rimbursimi i ilaceve” që mund t’i ndiqni në You Tube.
Vivian Musk, të mos jetojë në ëndrra, utopi, demogogji, por ka një realitet në Shqipëri. Vivian hajde jetoje ëndrrën tënde nëShqipëri, që të bësh diferencat, midis djallit dhe zotit. Shqipëria nuk është fosil komunist, por një bishë e gjallë, si për të kujtuar njerëzimin se, ku do të mbërrijë në vrapimin e tij. Cfarë e lidhkomunizmin me homoseksualizmin? Të dyja janë format mëefikase për degradimin, deri në zhdukjen e racës njerëzore.Projeksioni i axhendës shpopulluese është, dy gra lezbike që mbesin të fundit e racës njerëzore, që nuk mund të riprodhohen.
Ndërkohë që shteti shqiptar është tregtari i madh dhe kryesor idrogës, të rinj mbahen në burg për 30 gr. hashash. Drejtësia, lënë burg një përdorues, që i nevojitet mjeku, jo burgu. Ai ështëthjesht një viktimë e kësaj shoqërie axhendiste. Arsimi falas,nuk i jep dije fëmijës, vetëm nëse prindi paguan mësuesin, nëmësime private
Ish–kryeministri anglez Cameron deklaronte, përpara se të vinte në pushtet, që do të mbronte me cdo kusht disa të drejta dhe shërbime, pikërsisht Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. SHSHK i ofronte shërbime shëndetësore cdo shtetasi britanik, për gjatë tëgjithë jetës dhe pjesa më e madhe e shërbimeve ishin pa pagesë. Njëri prej këshilltarëve të Cameronit shkoi deri aty sa ta quante SHSHK-në, “gjënë më të përafërt që anglezët kanë, me fenë”. Kjo deklaratë u bë përpara Steven D. Levitt dhe Stephen J. Dubner dy autorët e libit “Mendo si një gjeni”, bestseller i NeëYork Times. Një deklaratë e tillë të bën t’i vësh gishtin kokës, sidomos po të kemi parasysh që anglezët e kanë një fe, thonëautorët e librit. Nuk është e rastësishme kjo deklaratë. Unë e thelloj mendimin dhe shqetësimin e tyre, që armiku kryesor për komunistët dhe komunizmin është feja, të cilën e luftuan nëvendet e lindjes dhe egërsisht e shkatërruan në Shqipëri, si eksperimentin më të egër njerëzor. “Unë jam Messia”– deklaroi Soros, si “tejkalim i pushtetit të Zotit”. A janë këta djalli i vërtetë?
Megjithëse si ide, shërbimet tërë jetën dhe falas, janë për t’u lavdëruar, ana ekonomike paraqet disa pengesa. Sipas autorëve të librit “Mendo si një gjeni”, njerëzit kur kanë shërbime falas,bëhen makutë dhe marrin më shumë, se sa duhet. Njerëzit konsumojnë më shumë se kanë nevojë, njerëzit që shtiren bëhen më të shumtë në numër, se ata që vërtet kanë nevojë, koha qëpacientët duhet të presin është më shumë e gjatë dhe ata qëvuajnë pasojat janë mosha e tretë. Ky lloj konsumi dorëlëshuar, duke qenë se kostoja e SHSHK-së, po i afrohet 10% të GDP–sësë Britanisë dhe dyfishit të SHBA-së, duhet të ndalet dhe duhetmenduar seriozisht, nëse po shpërndahet dhe po mbulohet financiarisht në mënyrën e duhur – shprehen autorët e librit.
Vendet e Europës perëndimore, që nuk e implementuan drejtpërdrejt komunizmin, aktualisht po depërtojnë indirekt politikat komuniste, sistemet sociale, apo shërbimet falas shëndetësore, të cilat kanë filluar të japin efeket e tyre në rritjen e korupsionit, në abuzimet dhe shpërdorimet, duke gërryer buxhete shtetesh të fuqishme ekonomikisht.
The post Vivian Xavier Musk hajde jeto në Shqipëri appeared first on Gazeta Standard Online.