Dëshpërimi i një të papuni nuk ka kufi, sa arrin të mendojë se edhe mund të kryejë një veprim ekstrem: Të vrasë të tre fëmijëta I rrethuar nga 3 fëmijët e tij, më i vogli 4 vjeç, më i madhi 10 vjeç, Kujtim Braçaj shprehet se do punë “jo për të blerë vilë, por për të ushqyer fëmijët me bukë, qoftë dhe bukë të thatë”a
Ndryshe thotë se mund të marrë një vendim ekstrem, si ajo e shqiptares Edlira Dobrushi, e cila pak kohë më parë shokoi gjithë popullin shqiptar e atë italian, duke vrarë me thikë tre vajzat e sajaa
“Shteti të më kthejë në punë, ose të vijë t’i marrë fëmijët, ndryshe do t’i vras siç e bëri ajo shqiptarja në Italia S’kam nga t’ia mbajaAjo e bëri nga xhelozia, unë do e bej nga varfëriaa Këta s’kanë bukë për darkëa Një rrogë që do marr, do laj drita, ujë, qeraa Jam në mëshirë të fatita Ju lutem të na ndihmojë shteti, nuk po kërkojmë vila, por po kërkojmë një copë bukë thatë të paktën” thotë Kujtimi për Ora Newsa
Ai jeton në lagjen “Afrim i Ri” të qytetit të Fierita Thotë se bashkëshortja e tij e ka braktisur disa ditë më parë dhe e ka lënë atë me 3 fëmijë, dy prej të cilëve me probleme shëndetësorea Kur del të mbledhë kanaçe është djali 10 vjeçar që kujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjëla Me lot ne sy, Horgesti tregon dëshirën fëmijënore për të vazhduar shkollën por dhe për tu kthyer e ëma në shtëpi:
“Dua që babi të hyjë në punëa Të kemi lekë të blejmë bukë, libraa Mami të kthehet pasi unë nuk di t’i vesh vëllezërit e mi kur babi ikën të mbledhë kanaçe,” thotë i voglia
Ndërsa Kujtimi, i cili deri më 15 prill ka punuar në Albpetrol, thotë se pavarësisht se ka kërkuar punë, askush nuk i ka dhënë një mundësi:
“Gruaja ka 15 ditë që ka ikur se nuk i ushqej dota Po shkoj te mami të ha një kore bukëa Ta bëjë për fëmijët, ata s’kanë bukë për darkë, lëre që kam borxhe, se jam me qeraa Kam takuar prefektin dhe ata të Albpetrol por më kanë thënë kush të tha t’i bëje fëmijëta Kjo është e turpshme ” thotë Kujtimia
Source: Tema – Aktualitet