Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur protestën e organizuar në Panairin e Punës nga shoqata e të larguarve nga administratea
“Nderim protestueseve dhe protestuesëve që demaskuan sot panairin e Ramës si panairin e kotësisë, mashtrimit dhe të papunësisëa Ata me protestën e tyre frymëzuese bllokuan për dy orë Ramën dhe Velinë e tij në Pallatin e Kongreseve”, shkruan Berisha në rrjetin sociala
Në vijim ai shton “protestuesit trima, që kishin dalë aty për bukën e femijëve të tyre, Rama në fjalën e tij i quajti me cinizëm “delegacioni i SHQUP-it”a Por pavarësisht nga forca të panumërta civile dhe me uniformë qe rrethuan zonën dhe Ramën e Velinë për ti nxjerrë nga pallati, ata me guxim shoqëruan daljen e tyre me thirrjet: Qeveri e mashtrimit!, Mashtrues! Mashtrues! Turp! Turp!”a
“ Të dashur qytetare dhe qytetarë, duke shprehur mirënjohje dhe përgëzime protestuesëve që ndrynë sot në pallat 2 orë kryemashtruesin e vendit, le të konsiderojmë protestën kundër klikës Rama -Meta si detyrën tonë qytetare kryesore!”, përfundon komentin e tij ish-Kryeministri Berishaa
Source: Tema – Aktualitet