Alaksandr Lukashenka, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi. Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë