Televizioni RAI3 ka transmetuar lajmin e lirimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Me një postim në Instagram, emisioni Report në Rai3, pasi ka dhënë lajmin për vendimin e gjykatës, ka transmetuar edhe një kronikë të gazetarit Giorgio Mottola nga emisioni “(Hot) spot albanese”, që tronditi groposi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
“Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është liruar!
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, është liruar.
Lideri politik i opozitës shqiptare u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 me akuzën e korrupsionit pasiv në favor të dhëndrit të tij.
Pavarësisht masës kufizuese e cila edhe në Shqipëri me ligj ndalon çdo komunikim me botën e jashtme, Berisha në prillin e kaluar pranoi sërish të intervistohej nga #Report për të shpjeguar qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Rishikoni investigimin e Giorgio Mottola “Albanian (Hot) Spot” në sajt dhe në histori”, shkruan emisioni Report në RAI 3 në Instragram.
The post RAI3 transmeton lajmin: Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha është liruar! appeared first on Gazeta Standard Online.