Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marre vendimin për bandën e Suel Çelës, ku ka ndryshuar masën për avokaten Blerina Beqiri, ndërsa ka lënë te pandryshuar masat per të arrestuarit e tjerë.
Trupa gjykuese ka ndryshon masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga arrest ne shtëpi ne detyrim paraqitje.
Operacioni i bujshëm, që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim një mori personash dhe emrash të njohur jo vetëm të botës së krimit.
Që nga vrasjet me paramendim e deri të pastrimi i parave, grupi i përmbledhur në një procedim penal, sipas SPAK ka konsumuar 9 vepra të rënda penale. Nën derigjimin e Suel Çelës, i cili kishte mundur të sillte nën urdhrat e tij një ‘snajper’ nga Shkodra, një biznesmen nga Peqini, gjyqtarë, avokatë e drejtues të lartë policie, por madje, ai kishte nën urdhrat e tij edhe dy djem, motra e të cilëve mban një nga postet më të rëndësishme në institucionet shtetërore të vendi.
The post Gjyakata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës appeared first on Lapsi.al.