“Një telefonatë nga Italia nuk ka ardhur kurrë, por nëse do të më vinte, sigurisht që do e mendoj”.
Cristian Shpendi, në një intervistë të dhënë në mediat italiane, nuk e ka fshehur zhgënjimin që nuk ishte pjesë e skuadrës kuqezi në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
“Kombëtare? Për momentin jam pjesë e skuadrës shqiptare, pavarësisht se e kam përfunduar karrierën me U21”.
“Të them të vërtetën, mendova se do të më thërriste kombëtarja shqiptare në dy ndeshjet e fundit, më erdhi keq që nuk ndodhi. Unë kam lindur dhe rritur në Itali dhe kam dy shtetësi, një telefonatë nga Italia nuk ka ardhur kurrë, por nëse do të më vinte, sigurisht që do e mendoj”.
Në lidhje me të ardhmen e tij, Shpendi u shpreh: “Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë”.
“Unë jam duke menduar për Cesena-n dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, edhe nëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara. Mendoj ndeshje pas ndeshja, duke e ditur se duhet të bëj më të mirën për veten time dhe mbi të gjitha për Cesena-n”.
The post Cristian Shpendi, i zhgënjyer nga Silvinjo: E prisja një ftesë. Italia? Do e mendoj appeared first on Albeu.com.