Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho kërkon nisjen e procedurave për shkarkimin e Bujar Nishanit nga posti i Presidentit të Republikësa Madje deputetii LSI theksoi se Kuvendi nuk mund të edukojë edukimin e Kreut të Shtetit përsa i takon dekreteve që ai sjell në Kuvend për anëtarë të sistemit të drejtësisëa
Deklarata është bërë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku nisi shqyrtimi i dekretit të Presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartëa Mazhoranca e majtë ka shprehur kritika në lidhje me dekretet e Kreut të Shtetit përsa i takon anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, madje në mbledhjen e pasdites Nishani u cilësua si përgjegjës për ngërcin që ka përfshirë këto dy hallka të sistemit të drejtësisëa Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj e konsideroi si selektiv procesin që kryen Presidenti në përzgjedhjen e kandidatëve që i propozon Kuvendit për anëtarë të Gjykatës së Lartë apo Kushtetuesea Xhafaj theksoi se modeli që duhet të ketë sistemi i drejtësisë është larg këtij sistemi politik dhe klientelist që është sota
Komisioni shqyrtoi kandidaturën e Alaudin Malaj, aktualisht kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, për anëtarë të Gjykatës së Lartëa Dekreti i Kreut të Shtetit nuk u aprovua nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e ligjeve, të cilët kanë mbajtur të njëjtat qëndrime si edhe në mosaprovimin e dekreteve të mëparshmea
Source: Tema – Aktualitet