Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë mbështetjen nga Sllovakia për statusin kandidat, vendim që pritet të jepet në muajin qershora
Ministri Bushati u prit në një takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčáka Takimi mes tyre ishte në kuadër të konferencës ndërkombëtare për çështjet e sigurisë GLOBSEC 2014, që mbahet aktualisht në Bratislavëa
Një nga temat e takimit ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë në prag të vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat, në muajin qershor 2014a Lajčák shprehu mbështetjen e Sllovakisë në ketë drejtim duke ofruar njëkohësisht dhe ekspertizën sllovake në fushën e integrimit evropiana Ministri Lajčák theksoi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe se ritmi i reformave duhet të vijojë për t’i paraprirë fazave të tjera të procesita
Bushati dhe Lajčák u ndalën tek fushat e bashkëpunimit rajonal duke ndarë mendimin se, megjithëse Ballkani Perëndimor ka shënuar progres të dukshëm gjatë viteve të fundit, ende mbeten sfida që kanë të bëjnë me aspektet e shtet-ndërtimit demokratik dhe sundimit të së drejtës në ekonomia
“Eksperienca e vendeve të Vishegradit, dhe përkatësisht e Sllovakisë, mbeten frymëzuese dhe orientuese për aspiratat evropiane te Shqipërisë”, u shpreh ministri Bushatia
Të dy Ministrat u ndalën gjithashtu tek aspektet konkrete të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, duke veçuar këtu rritjen e kapaciteteve të administratës publike, politikat fiskale dhe përthithjen e investimeve të huaja, sikundër përfundimin e një sërë marrëveshjeve që do të përbënin shtratin e duhur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshea
Source: Tema – Aktualitet