Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla, ka folur për akuzat ndaj ushtrisë për trafik droge, për përplasjet me Presidentin e Republikës dhe projektligjin e ri për Forcat e Armatosuraa
Sokol Balla: Zonja ministre, sa avionë me drogë keni ulur këto ditë?
Mimi Kodheli: Ushtria nuk bën të tilla gjëraa Misioni i saj është vetëm mbrojtja e qytetarëvea
Sokol Balla: Zonja ministre, si i përjetuat gjithë këto akuza?
Mimi Kodheli: Kam qenë një nga ministrat e parë që kam demaskuar publikisht përmes çuarjes në prokurori të disa dosjeve, për keqpërdorim të ushtrisë shqiptarea Nuk më ka shkuar kurrë në mend që nga paranoja e sëmurë të arrihej deri këtua Ata që e inskenuan gjithë këtë dëmtuan ushtrinë dhe vendin që është anëtar i NATO-sa
Sokol Balla: Po ndryshimin e qëndrimit të shërbimeve sekrete si e shpjegoni?
Mimi Kodheli: Kjo ishte diçka e inskenuar për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta, nga ato probleme që po investigoheshina U inskenua një situatë që për fat të keq përfundoi si një tullumbaca Ata që e ngritën gjithë këtë baltë për turpin e tyre, duhet t’u kërkojnë të falur Forcave të Armatosuraa Unë kam dalë disa herë në Parlament dhe kam thënë se FA nuk janë të involvuara në asnjë nga këto gjëraa Ne kemi kërkuar nga organet kompetente, përfshirë SHISH, për të investiguar diçka që sot rezulton e pavërtetë dhe që Ministria e Mbrojtjes, FA dhe infrastrukturat e tyre dalin të papërfshiraa
Sokol Balla:Ka qenë edhe një deputet i PS i Lazaratit që ka folur për këtëa Në tetor 2012, me indicje të mbledhura nga policia ushtarake, ka pasur sinjalizime se baza e Gjadrit përdorej për një trafik…
Mimi Kodheli: Janë ngjarje të pretenduara për periudhën tetor 2012 – mars 2013a Por ajo që di unë është se ky person që informonte është larguar nga puna dhe me ardhjen në pushtet të qeverisë së re ka thënë se ndodhnin këto gjëraa Ne i kemi marrë seriozisht këto deklarata dhe kemi nisur korrespondencata Ne jemi në gatishmëri dhe vazhdojmë të jemia
Sokol Balla:Po policia ushtarake i vijon hetimet për deklaratën e vitit 2012? Dhe ç’mund të na thoni për letrën e SHISH?
Mimi Kodheli: Letra e SHISH nuk është shkruar nga strukturat profesionale të SHISHa Kjo, sepse në letër shërbimi sekret ushtarak quhet ende SHIU, ndërkohë që prej dy vjetësh është Shërbimi Informativ i Mbrojtjesa Ne jemi një institucion serioz që dimë të ruajmë korrespondencën e klasifikuara Vetëm kur deklasifikohet ajo mund të bëhet publikea Unë u kam kërkuar autorëve të akuzave që të çojnë provat në prokurori, sepse kam qenë krejt e hapur për të bashkëpunuar me të tëra institucioneta Por Forcat e Armatosura nuk duhet të prekeshina
Sokol Balla:Si i komentoni lajmet e publikuara në media për ju dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë shoqëruar edhe me karikatura?
Mimi Kodheli:Kontaktet me partnerët amerikanë kanë qenë intensivëa Edhe sikur të vërtetohet që ky avion charter është përfshirë në aktivitet ilegal, të rezultojë e vërtetë, nuk janë FA të përfshiraa Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara e “lavdishme” militare mbetje të llojeve të ndryshmea Sot FA janë një forcë modeste që përmirësohen çdo vita Që kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s ka ndryshuar komplet mentaliteti i mbrojtjes së qytetarëvea Shqipëria sot në ajër mbrohet dhe monitorohet nga vendet aleatea Pra, Shqipëria është në ajër e sigurtë, sepse këtë e bëjnë aleatët tanë në NATOa
Sokol Balla: Teorikisht, pas sistemit primar që monitorn vijën bregdetare, nëse do të ishin futur duhet të ishin kapur nga këta radarë…
Mimi Kodheli: Ajrin e ruajnë radarë të kategorive të ndryshme, por radarë kemi në Otranto, në Split, në Greqi dhe të gjitha këto, si vende aleate, në mënyrë të koordinuar mbulojnë edhe Shqipërinëa
Sokol Balla: Sa jemi vulnerabël ndaj një trafiku të tillë? A mund të ndodhë?
Mimi Kodheli: Edhe në shtetet evropiane ka hapësira vulnerabëla Prandaj shtetet avancojnë dhe forcohena Por Shqipëria mbetet një vend modest dhe vulnerabëla Ka pasur disa studime për Shqipërinë dhe disa marrëveshje që i japin Shqipërisë drejtime se ku duhet të jetë me radarët që mbulojnë një sipërfaqe të caktuar tokësorea
Sokol Balla: A po e përballon Shqipëria buxhetin për mbrojtjen që parashikon anëtarësimi në NATO? A janë përdorur paratë?
Mimi Kodheli:Paratë kanë qenë por janë përdorur për të tjera gjëraa Ka shumë për të parë në ministrinë që unë drejtoja Por FA janë krenaria e këtij vendia Janë ushtarë që vënë jetën në rrezik, nga Afganistani deri në Gjadër dhe nuk mund të prekena Besoj se ky tashmë është një kapitull i mbyllura Jemi gati të informojmë të gjitha institucionet me dokumentet që posedojmëa Neve na vijnë informacione dhe nga to rezulton se nuk ka pasur asnjë avion renegat në atë kohë kur supozoheta
Sokol Balla:Një person thotë që e ka parë…
Mimi Kodheli: Do ketë gjithmonë e më shumë avionë në Shqipëri sepse vendi do zhvilloheta Siç ka varka do të ketë edhe avionëa Gjëja që ne duhet të kemi parasysh është: padyshim që duhet të monitorojmë, hetojmë e perfeksionojmë mënyrën e mbikëqyrjes dhe se kush i menaxhona Kjo nuk është diçka që mund t’u ndalohet njerëzvea Por FA nuk kanë lidhje me këtëa
Sokol Balla:Keni pasur bashkëpunim me SHISH?
Mimi Kodheli: Sigurisht që kaa Bashkëpunimi dhe informacioni që duhet të shkëmbehet është i përgjithshëm, është thuajse një rutinëa Këto institucione duhet të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të jenë në shërbim të vendit, jo të personave të caktuara
Sokol Balla: A ka mbajtur SHISH një pozicion kushtetues dhe korrekt për këtë ngjarje?
Mimi Kodheli:Joa Në gjykimin tim, joa Nëse bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar të kësaj natyre duhet të bëhet në bazë të një analize të mirëfilltëa Jo të bëhen nga një persona Ministri është aty për të marrë informacion për një operacion, përmes një pune profesionale që në fund del në një konkluzion të caktuara
Sokol Balla:Për shkak të paaftësisë apo …
Mimi Kodheli: Nuk e di këtëa Por letra e SHISH lë shumë për të dëshiruara Pasi përveçse informacioni në të ishte i cunguar, ai duhej ndarë me shërbimet respektive dhe të jetë i besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarëa Departamenti amerikan i Mbrojtjes më ka thënë: Ne deri dje nuk mund të ndanim me ju informacione, sepse për shkak të korrupsionit nuk keni qenë të besueshëma Duhet të fitoni besimin e qytetarëve dhe pastaj të shërbimeve homologea
Sokol Balla:Po thoni diçka shumë të rëndë, se deri dje nuk mund të ndanin informacion për shkak të korrupsionita Kjo do të thotë se këto akuza shkonin direkt tek parardhësi juaj? Është kjo e vërtetë?
Mimi Kodheli:Poa
Sokol Balla: Gjithë kjo zallamahi përfundoi për shkak se ndërhynë amerikanët?
Mimi Kodheli:Falë zotit dhe qytetarëve shqiptarë, ne kemi partnerë strategjikë që sa herë që, për shkak të arsyeve krejt banale, FA dhe Ministria e Mbrojtjes goditen me patëdrejtë, ata janë aty dhe kanë vërtetuar se akuzat janë të padrejtaa Pra, përgjigjia është poa
Sokol Balla: Si e komentoni deklaratën e dy ditëve më parë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko për komisionin hetimora
Mimi Kodheli: Për mua komisioni le të shpallet si të shpalleta E rëndësishme është që të ketë një konkluziona
Sokol Balla: Thatë që Ministria e Mbrojtjes nuk e ka në kontroll Gjadrin…
Mimi Kodheli: Bazat ushtarake ajrore janë në Rinasa Shqipëria ka trashëguar shumë mbeturina nga e kaluaraa Forca sot është rreth 8500-9000 dhe të tjerët janë civilëa Por do të rritet gradualisht dhe të kemi trupat që NATO-s i paraqiten si forca të gatshmea Nuk ka më avionëa Sot ka disa helikopterë që kanë dy misione, operacione kërkim-shpëtimi dhe transport trupash sa herë të kenë nevojëa Gjadri ka qenë ish-pronë e ushtrisë dhe në 2012 u hoq nga plani i përhapjesa Po në 2012 u rikërkua për t’u futur prap në planin e përhapjesa Është dashur të përdoret që tunelet dhe pista të përdoren për emergjencat civile në rast përmbytjesh apo fatkqeësive të tjera natyrorea Kur u kthye u quajt qendër grumbullimia Ne ruajmë tunelet dhe pistën në vëzhdim sepse duke qenë pronë e ushtrisë na takona Por ushtria shqiptare nuk do të ketë më avionë, përsa kohë mbrohet nga NATOa Gjadri nuk është një pistë funksionalea Atje ka disa kanale në pistë që nuk lejojnë avionët të ulena Gjadri ka qenë i projektuar për t’u marrë nga Ministria për emergjencat civilea Sot nuk ka asnjë funksion ushtaraka Megjithatë e kemi në kontroll, por me kapacitetet që kemi nuk mund ta kontrollojmë të gjithë hapësirën e Gjadrita
Sokol Balla: Sistemi i radarëve thatë që nuk ka qenë në funksion, ose është rivënë në funksion tani voëa Për 2 vjet e ca kemi qenë në errësirë? A ka qenë aleanca në dijeni të kësaj, që radarët nuk funksiononin?
Mimi Kodheli: S’e dia Për këtë pyesni paraardhësin tima
Sokol Balla: Po ju pyes juvea
Mimi Kodheli: Ne kemi shtyrë në kohë përgatitjen e katalogëve të këmbësorisë ndër vite dhe ende nuk e kemi bërë akomaa Por ne do ta plotësojmë brenda 2014-ës këtëa
Sokol Balla : A është harxhuar 2 përqind e PPB-së që na kushtëzon anëtarësimi në NATO?
Mimi Kodheli: Jo domosdoshmërisht jo të gjitha vendet anëtare e kanë realizuar për shkak të krizës financiarea Ne kemi gënjyer NATO-n duke thënë që 1a3-1a4 përqind kemi shpenzuar, por këtu janë përfshirë edhe fondet për ushtarakët në rezervëa Ne i pastruam këto lista duke e nxjerrë këtë fond nga këto shpenzime dhe e kemi ulur në 0a2 përqind të PPBa
Sokol Balla: Keni qenë e para që keni cuar në prokurori disa dosje për korrupsiona Nuk e di realisht sa politikisht kanë qenë të motivuara dhe sa bazuar në fakte?
Mimi Kodheli: Kam një profesion që titullin e kam merituar sepse kam djersitura Jam financiere dhe e di ku të shkoj të gjej se cilat kanë qenë abuzimet me paratë e taksapaguesvea Ka patur shumë të vërteta dhe vërtetësi në ato që kam cuar në prokuroria Unë besoj që Forcat e Armatosura në të kaluarën janë keqpërdorur duke shkelur misionin kushtetues të tyrea Dy raste, forcat speciale janë përdorur për të ruajtur një kampionat krejt banal mundjejea Rasti tjetër është në prokurori dhe unë mund të ndaj shumë pak me ty, janë përdorur forcat speciale, kanë blerë ca pajisje speciale për të kërkuar flori në ca malea
Sokol Balla: Është e vërtetë kjo? Nuk është barcaletë?
Mimi Kodheli: Në fakt është e vërtetë dhe shkelje kushtetuesea Është keqpërdorim i pastër i Forcave të Armatosuraa Ajo që më ka shqetësuar është fakti që Shërbimi Informativ Ushtarak bashkë me disa struktura të tjera është përdorur në mënyrë antikushtetuese për të përgjuar opozitën dhe diplomatë të huaja
Sokol Balla: Është e rëndë që Ministria e Mbrojtjes të thotë që shërbimi i ushtrisë është përdorur për të përgjuar politikanët shqiptarë, por diplomatët e huaj?! Ky është fillimi i një skandali të përmasave ndërkombëtare që shërbimet tona të përgjojnë ambasadorë të huaj? A keni fakte që ta vërtetojnëa
Mimi Kodheli: Duhet pyetur opozita që duhet të ketë ndonjë harddisk ku janë regjistruar këtoa Me gjasë e ka hardiskun të fshehur dikua
Sokol Balla: Në një vend si Shqipëria janë vendosur disa balanca ligjore, shërbimet sekrete nuk mund të përgjojnë në mënyrë të pavarur për shkak se sistemi është ngritur i tillë dhe diku do lënë gjurmëa Shërbimet e ushtrisë mund të kenë përgjuar, por do kishte gjurmë diku, do kishte një firmë diku, një vulosje diku, do kishte gjurmë dikua
Mimi Kodheli: Unë shpreosj dhe besoj te organet e pavarura që do të hetojnë drejt mbi një ndër aferat dhe skandalet më të mëdha të përdorimit dhe keqpërdorimti antikushtetues të SHIUa Unë jam këtu për të denoncara Nuk jam prokuroriaa
Sokol Balla: Kjo dosje nëse vërtetohet është e tmerrshme për fatet e demokracisë shqiptare, por edhe përballë vendeve të aleancës? Kur ju pyeta a keni fakt, ju më thatë poa Si i keni gjetur këto fakte?
Mimi Kodheli: Nga brenda ministrisë, procedura të shkelura, rregulla të shkelura jashtë cdo morali dhe në shkelje të plotë me ligjita Ne kemi një Drejtori Ekspertimi dhe mbështetjen e të gjitha Forcave të Armatosura që janë në anën e drejtë të skalonit, sepse ka qenë edhe vetë ushtria e interesuar të pastrohet nga ky skandala
Sokol Balla: Ju keni patur dëshmi që kjo ka ndodhur, por thoni që faktet i keni marrë jashtëa Nga partnerët? Për cfarë bëhet fjalë, për bisedat mes jush?
Mimi Kodheli: Janë shpenzuar 1a6 mln euro për një pajisje që janë përgjuar politikanët në këtë venda
Sokol Balla: Sot prokuoria ka prova që e vërtetojnë këtë?
Mimi Kodheli: Sipas meje poa Por duhet të ruaj konfidencialitetin derisa prokuroria të mbyllë hetimin e kësaj cështjea
Sokol Balla: Kush janë nën akuzë?
Mimi Kodheli: Të gjithë titullarët, Ministri, ish-ministri…a
Soko Balla: A ka skandale të tjera që përfshihet ministria jonë e që nuk i shpëton do fokusit?
Mimi Kodheli: Unë nuk dua të flas për këtë gjëa Ajo është pjesë e punës që nuk do të ketë më keqpërdorim parash, që nuk do të ketë më abuzime, që paratë do të shpenzohen për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëvea Do të shikojmë bazën ligjore që do të vijë si paketë në Kuvenda Risia është që do të ketë njerëz që do të bëjnë karrierë të mirëfilltë ushtarake dhe njerëz që do të bëjnë atë punë për aq vite sa i kanë caktuar dhe më pas do të lirohena Kemi dalë në një konkluzion që drafti që ka kaluar në qeveri është ndër më të mirëta
Sokol Balla: Shpresojmë që t’ua miratojë Presidenti i Republikës?
Mimi Kodheli: Edhe unë shpresoj sepse me të vërtetë është ndër ligjet më të miraa
Sokol Balla: Ju keni dy rekorde, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në krye të një ministrie të tillë është vendosur nëj zonjë, nga ana tjetër jeni ministri i parë i mbrojtjes që ëshë futur në një konflikt, apo debat të ashpër jo vetëm me Presidentin, por edhe me komandantin e Forcave të Armatosuraa Në këtë debat janë përfshirë gjeneralë dhe deri tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëma Gjithë situata nuk është aspak e këndshme, që ka një debat të tillë publik tek ushtria…a
Mimi Kodheli: Dua t’ju them që Ministria e Mbrojtjes dhe dhe Shtabi nuk kanë nxjerrë asgjë nga e gjithë ajo që ju e konsideroni një debata Asgjë që i kanë lënë kufijtë e asaj që ne duhet të nxjerrima Kam besuar dhe besoj që institucioni i Presidentit është ai që ekziston atje për të ruajtur Kushtetutëna Shqipëria është një republikë parlamentare, jo presidencialea Kemi disa reminishenca nga e kaluara lidhur me Komandantin e Përgjithshëm të FAa Ai i dikurshmi shihte kudo armik dhe vendoste për të gjithë për ushtrinë dhe sot kemi gjithë këto vite që nuk pastrohemi nga reminishencaa Për aq kohë sa në 2009 ka ndryshuar në mënyrë drastike në mënyrën se si Shqipëria mbrohet, ne sot duhet të kemi më tepër aktiviteta Sot ne flasim për një mënyrë organizimi të reparteve të asaj që quhet plani i përhapjes, është për arsye të mënyrës sa më të shpejtë të përgigjjes operacionale kur na kërkohet kjo gjë, duke mos harruar që ushtria është pjesë edhe e emergjencave civilea
Sokol Balla: A mund të quhet emergjencë pastrimi i mbeturinave anës rrugëve?
Mimi Kodheli: Është padyshim emergjencëa Ne e kemi bërë këtë edhe si një akt qortimi ndaj shoqërisë për të ndërgjegjësuar shoqërinë civilea Deri dje në ligj kanë qenë pjesë e reminishencavea
Sokol Balla: I referoheni pjesës që i heq Presidentit të drejtën për zgjedhjen e kreut të Shërimit të Ushtrisë?
Mimi Kodheli: Kemi 8500 ushtarë dhe një shërbim inteligjence prej 500 vetësha Imagjinoni kur kishim 70 mijë ushtarë, kishim vetëm 6a Në dijeninë time nuk ka asnjë shërbim informativ ushtarak që është në varësi të Presidentit të Republikësa
Sokol Balla: Pse nuk informuat Presidentin për zotin Gërveni në NATO dhe në bazë të ligjit, por informuat Gërvenin për lirimin e tij?
Mimi Kodheli: Më 5 dhjetor unë kam njoftuar Presidentin që në mes të janarit mbaronte mandati i Gërvenit, pastaj e kam njoftuar edhe në shkurt, e kam njoftuar 3 herë në mars për t’i thënë që zotërisë i ka përfunduar mandatia Më vjen keq që korrespondenca e atij zotërisë është bërë publikea Dokumentet zyrtare të publikuara nga Presidenti dhe kjo për mua është e patolerueshmea Zotëria do të kthehet pas dekretimit të Presidentita
Sokol Balla: Presidenti la të kuptohej se edhe ai nuk kishte ndërmend të pengonte zëvendësimin e Gërvenit…cfarë ndodhi?
Mimi Kodheli: Ka ndodhura Gërveni e ka lënë detyrën, zëvendësuesi i tij pritet të ndodhëa Në rastin e gjeneral Zaimit, më vjen keq të them, por nëse jemi për shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor sepse ai ka fituar në të gjitha nivelet duke fituar të drejtën e tij me gradën gjeneral-major, ai duhet të riktheheta Ai është nxjerrë në rezervë vite më parëa
Sokol Balla: Duket sikur ligjet tuaja janë personale, vetëm sepse Presidenti e ka emrin Bujar Nishani?
Mimi Kodheli: Gjërat ndodhin shumë shpejt dhe duhet të jemi dinamikë në vendimmarrje, sic e tregoi edhe rasti i Krimesëa
Sokol Balla: Është një teleshikuesa që pyet për strehimin e ushtarakëve…
Mimi Kodheli: Jo vetëm strehimi, por edhe probleme të tjera të Forcave të Armatosura janë të trashëguaraa 40 përqind e pronave të ushtrisë janë të regjistruara, janë pronat e ushtrisëa Shumë janë në procese gjyqësorea Këto situata bëjnë pjesë tek shqetësimi i madh që ka ardhur tek mënyra se si janë privatizuar pronat e ushtrisë apo se si janë menaxhuar atoa Është në parësinë time që të sigurohet strehimi i ushtarakëvea
Sokol Balla: Për SHQUP-in, keni hequr dorë besoj?
Mimi Kodheli: Fakti që presidenti nuk e firmos planin e përhapjes të strukturave të reja të ushtrisë që është bërë gjatë kohës kur ishte qeveria Berisha në pushtet…a Në atë plan SHQUP-i ishte një nga asetet kryesore të ushtrisëa U hoq pa propozimin e Shtabit, madje me kundërshtimin e tij, me një firmë të ministrit dhe presidentit, pa pyetur se si ishte plani i përhapjes së ushtrisëa
Sokol Balla: Ka kaluar shumë kohë tashmë, po për armët kimike, u bë mirë apo keq?
Mimi Kodheli: Kam takuar shumë përfaqësues të lartë të DASH, të Departamentit të Mbrojtjes dhe mendoj që gjëja e fundit që partnerët tanë strategjikë mendonin ishte që t’i bënin dëm Shqipërisë dhe shqiptarëvea Shqipëria ishte e përgatitur për këtë gjëa Situata nuk u menaxhua sic duhet as nga ana jonë, as nga përfaqësuesit e SHBAa Disa gjëra ishin aty, disa ishin të papërcaktuara mirëa Nuk dihej sa material kishte, cfarë ishte materiali, si do të dilte prej atjea Kishte shumë gjëra në zhvillim dhe ata vetë ishin të paqartëa Ne u munduam të bënim më të mirë në favor të qytetarëve shqiptarëa
Sokol Balla: Jeni përfolur që mund të jeni një nga emrat që plotësojnë kriteret për kandidate e Bashkisë së Tiranës, e keni menduar këtë?
Mimi Kodheli: Shpresoj që të jem konsekuente në gjërat që kam thënëa Jam një person i lindur dhe i rritur në Tiranë, e dua shumë si qyteta Kam patur fatin e madh të punoj krah Ramës në vitet kur Tirana transformohej në mënyrë drastikea E kam bërë pjesën time, e kam dhënë kontributin tim për qytetin tim, për mua kjo mjaftona Sot jam duke bërë një gjë tjetër dhe shpresoj të vlerësohem nga njerëzit sepse unë gjërat i bëj me zemër së paria
Source: Tema – Aktualitet