Në fund të muajit maj hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave të vendosura nga administrate tatimore, qendrore apo vendore, ndaj tatimpaguesve, për periudhën 1 mars – 31 gusht 2013a Ligji i miratuar në Kuvend në mesin e muajit prill u dekretua nga Kreu i Shtetit pak ditë më parë, ndërsa hyrja në fuqi e tij nis më 31 Maj, dy javë pasi është botuar në Fletoren Zyrtarea
Sipas nenit 3 të ligjit, falen gjobat e vendosura si pjesë e detyrimit tatimor, që janë të evidentuara sipas datës së nxjerrjes së njoftim-vlerësimit (akti administrativ) ose të kontabilizuara në regjistrat e administratave tatimore, qendrore dhe vendore, gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar në administratat tatimorea Po kështu falen gjobat e vendosura, që janë evidentuar, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ankimuar dhe janë në proces ankimi administrativ apo në proces gjyqësora Të gjithë tatimpaguesit që janë dënuar me gjobë administrative për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave, u falen shumat e gjobave të vendosuraa
Përfitojnë nga ky ligj të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë dhe juridikë, të regjistruar në administratat tatimore, qendrore dhe vendore, dhe që janë debitorë për detyrimet tatimore të përcaktuara në një nga kategoritë e mësipërmea
Në nenin 4 të ligjit përcaktohen kategoritë të cilat nuk përfitojnë nga faljaa Kështu përjashtohen nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobës), masa e tatimit dhe kamatëvonesata Gjithashtu përjashtohen nga falja gjobat , të cilat janë të llogaritura dhe të regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve, për shkak të shkeljeve të dispozitave të ligjit nra 9920, datë 19a5a2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara
Në ligj përcaktohet edhe mënyrat sesi do të rimburohen gjobat e paguaraa Kështu subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave, të cilat falen, u rimbursohen në masën 100 përqind shumat e paguara të gjobave, sipas radhës së datës së pagesës së bërëa
Source: Tema – Aktualitet