Qeveria reagon lidhur me sasinë e drogës të kapur një ditë më parë në Gjermani, duke deklaruar se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët të policisë gjermane e shqiptarea
“Bëhet fjalë për një hetim të policisë gjermane të nisur në tetor, në bashkëpunim me policinë shqiptarea Aktualisht po hetohet për trafik droge edhe në të kaluarën”, deklaroi zvaministrja e Brendshme Elona Gjebreaa
Ajo hodhi poshtë pretendimet e opozitës, se shtetet fqinje dhe ato të tjera evropiane janë të shqetësuara nga narkotrafiku me prejardhje nga Shqipëriaa
Në vijim ajo iu referua statistikave të policive partnere, që sipas saj konfirmojnë angazhimin e qeverisë shqiptare dhe tregojnë se droga nga Shqipëria nuk është shumëfishuara
“Policia e Shtetit është e vendosur të luftojë pa kompromis trafikimin e çdo llojë droge, duke bashkëpunuar me gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend dhe jashtë vendit”, shtoi Gjebreaa
“Partnerët tanë ndërkombëtarë e në radhë të parë Italia, Greqia, por edhe Gjermania, Franca, Austria e me radhë, jo vetëm nuk janë të shqetësuar me punën e policisë së Shtetit në kuadër të goditjes së grupeve që trafikojnë lëndë narkotike, por janë më shumë se sa të inkurajuar nga impenjimi maksimal dhe rezultatet e rëndësishme të arritura veçanërisht gjatë 8 muajve të fundita Vetëm gjatë muajit Prill 2014 është kapur në vendin tonë 357% më shumë marijuanë, krahasuar me prillin e një vitit më parëa
Këtë qëndrim e përforcojnë edhe statistikat e referuara nga partnerët tanë lidhur me sasitë e drogës që ata kanë kapura Kështu Ministria e Brendshme Italiane ka konfirmuar zyrtarisht se se droga e kapur me prejardhje nga Shqipëria nuk ka pësuar rritje, dhe jo më të jetë 10 fishuara Policia e Shtetit është e vendosur për të forcuar luftën pa asnjë kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të çdo lloj droge, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me qytetarët në radhë të parë, me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend dhe sigurisht me të gjithë partnerët tanë strategjikë”, tha ajoa
Source: Tema – Aktualitet