Turqia i ka dhënë fund operacionit të shpëtimit në një minierë në Soma, pas u gjetën edhe dy trupa, duke e çuar në 301 numrin e viktimavea
Sipas BBC, tanimë janë gjetur të gjithë trupat e minatorëve që mbetur brenda pas një shpërthimia
Një prej minatorëve, që mbeti i plagosur gjatë shpërthimit, ka treguar se si një kolegu i tij tentoi që të varë veten me rrip, në vend që të digjej i gjallëa
Hasan Ozdil tha se të tjerë minatorë nisën që të përplasin kokën pas mureve në dëshpërim, duke e ditur se do përpiheshin nga flakëta
Komentet e tij vijnë në një kohë kur qeveria dhe zyrtarët e kompanisë thonë se nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga ana e tyrea
Kjo është katastrofa më e rëndë minerare në Turqia
Politikanët e opozitës thonë nga ana e tyre se inspektorët e sigurisë nuk i kanë vizituar shtresat e poshtme të minierësa
Mediat raportojnë se kjo ngjarje do e trondisë pushtetin e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, kurse ky i fundit është në qendër të kritikave pas raportimeve se ka goditur edhe personalisht një protestuesa
Source: Tema – Aktualitet