Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një alarm fals të dhënë nga Partia Demokratike, lajmin e publikuar në media për një sasi të konsiderueshme droge të sekuestruar në Gjermania
Duke iu referuar deklaratës dhe detajeve të dhëna nga Ambasada Gjermane për këtë çështje, kryeministri thekson se “rivendosja e lidhjeve të bashkëpunimit me partnerët në fushën e luftës ndërkufitare kundër krimit të organizuar e trafiqeve, është një nga arsyet e kapjeve spektakolare që po bëhen edhe në luftën kundër drogësa”
“Sot Qeveria Gjermane, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, ka publikuar qëndrimin e mëposhtëm ku lexohet qartë gjithçka lidhur me sa është folur, dëgjuar e shkruar dje e pardje duke u nisur nga një alarm krejt fals i dhënë prej godinës së SHQUP-it për sasinë e drogës si edhe grupin e trafikantëve shqiptarë të kapur së fundmi në Gjermania Siç e kemi nënvizuar edhe më parë, rivendosja e lidhjeve të bashkëpunimit me partnerët në fushën e luftës ndërkufitare kundër krimit të organizuar e trafiqeve, është një nga arsyet e kapjeve spektakolare që po bëhen edhe në luftën kundër drogësa Dhe ky i fundit në Gjermani është vetëm njëri prej shembujve të bashkëpunimit”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebooka
Source: Tema – Aktualitet