Vazhdon të shkaktojë sërish spekulime zhdukja e avionit të Malaysia Airlinesa
Ish- kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, që njihet si një njeri me ndikim në vendin e tij, shkroi në blogun personal se avioni nuk është rrëzuar, por CIA diçka po fsheh për vendndodhjen e tija
Sipas tij, CIA e ka kaluar avionin në pilot automatik, duke e telekomanduar nga tokaa
Ai aludon se diçka e tillë mund të ketë ndodhur pasi terroristët kanë tentuar që të marrin kontrollin mbi mjetin fluturuesa
“Aeroplanët thjesht nuk zhdukena Jo të paktën në ditët e sotme me një sistem kaq të fuqishëm telekomunikimi”a
“Ky aeroplan është diku, ndoshta pa simbolet e Malaysia Airlines”a
“Ishte një shpenzim i kotë parash që të kërkohej për mbetje apo gjurmë karburanti, ose të kërkoheshin sinjalet e kutisë së zezë”a
Sipas tij, Boeing duhet ta dijë se ku është avionia
“Por për disa arsye, media nuk shkruan asgjë që implikon këtë kompani dhe CIA-n”a
Deklarimet e tij vijnë pas publikimit të një libri investigativ, që pretendon se avioni është rrëzuar nga avionët ushtarakë të SHBA dhe Tajlandësa
Sipas librit, avioni është rrëzuar gabimisht gjatë një stërvitje që nuk shkoi diç duheta
Po ashtu, libri i Nigel Cawthorne pretendon se i gjithë operacioni i kërkimit ishte një mbulesë për atë që ka ndodhur realishta
Autori i librit shkruan megjithatë se kurrë nuk do ketë një përgjigje të saktë për çfarë ka ndodhur në të vërtetëa
Source: Tema – Aktualitet