Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për nxitje dhe inkurajim të trafikut të lëndëve narkotike përmes fshehjes së të vërtetës, talljes me denoncimet e opozitës dhe dëshmitë e shtypit e qytetarëve, indiferencës ndaj kërcënimeve mafioze që kanë marrë gazetarët dhe dëshmitarëta Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të PD-së, Basha i drejtoi një tjetër apel qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën e së premtes “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”a
“Sot është akoma më e qartë për opozitën dhe mbarë qytetarët shqiptarë pse janë punësuar aq shumë trafikantë në poste të rëndësishme nga qeveria e Edi Ramësa Pse të jesh narkotrafikant është një avantazh në sistemin, apo më mirë të themi në pseudosistemin e tij të meritësa Deri sot opozita ka evidentuar me dhjetëra persona me precedentë të pastër penalë në narkotrafikim, apo të dënuar për narkotrafikim që janë emëruar nga e ashtuquajtura Rilindjea Karteli i drogës na shfaqet si bashkëfirmëtar në kontratën e pushtetit me Edi Ramën dhe Ilir Metën”, theksoi Bashaa
Sipas tij, do të kishte mjaftuar thjesht intensifikimi pa precedent i narkotrafikut në Shqipërinë e qeverisur prej tij që ky kryeministër të jepte dorëheqjen për paaftësi, për dështim të bujshëm në luftën kundër narkotrafikut dhe për gjithë dështimet e tjera që i kemi bërë disa herë objekt të opozitarizmit tonëa
“Ai nuk është përgjegjës vetëm për këtëa Ai është përgjegjësi numër një për gjithë qëndrimin që ka mbajtur e vazhdon të mbajë ndaj shpërthimit të skandalit të drogësa Njeriu që mohon, njeriu që i ofron koperturë kartelit të drogës përmes qëndrimeve të tij, njeriu që lejon pra inkurajon përmes heshtjes dhe mosveprimit kërcënimin e qytetarëve dhe gazetarëve të këtij vendi për hesap të kartelit të drogës, njeriu që shkallmoi policinë dhe futi në të elementë të inkriminuar që mbështetën trafikun e drogës, nuk kishte si të pranonte përgjegjësinë e tij vetëm se ia kërkoi opozita”, u shpreh kreu demokrata
Sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita ia ka shtruar për mbështetje dhe miratim këtë zgjidhje të propozuar prej saj qytetarëve shqiptarë: largimin e Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeveria, pasi kjo është prerja e nyjës gordiane ku lidhen interesat e kartelit të drogës
“Populli shqiptar, qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë të bien nën sundimin e oligarkisë së drogësa Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se gjithë narkotrafikantëta Thirrja jonë: tani është ora për të vepruara Të dalim të premten në protestën e thirrur nga opozita në Tiranëa Të bëhemi me praninë tonë pjesë e një bashkimi të madh dhe të fuqishëm që do ta detyrojë kartelin e drogës të marrë arratinë, dhe Edi Ramën të shkojë në shtëpia Kjo lëvizje demokratike mbarëpopullore ka për çdo shqiptar një kuptim: mbledhjen në shesh, praninë në shesha Prania është bashkim, është kundërshtim, është forcë, është fitore”, theksoi Bashaa
Source: Tema – Aktualitet