Rreth 70 për qind e grave në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillëa
Këto të dhëna janë pjesë e një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua të enjten në Prishtinëa Autorët e studimit thanë se përgjatë hulumtimeve kanë vërejtur hezitimin e grave për të folur mbi këtë dukuri dhe së këndejmi të dhënat nuk pasqyrojnë gjendjen realea
“Çfarë jemi munduar të bëjmë për ta mposhtur këtë nënraportim është se përveç që i kemi pyetur gratë për veten se a janë ngacmuar seksualisht, i kemi pyetur edhe për koleget, ‘në rregull nëse jo ti a është ngacmuar ndonjë kolege e jotja?’a
Kjo meqë sipas literaturës që kemi shqyrtuar kemi parë se nëse gratë nuk raportojnë për vete, të paktën janë më të prirura të raportojnë për kolegea Gjithashtu i kemi pyetur edhe në përgjithësi në vend, jo për to ose koleget e tyre, por a mendojnë se ngacmimi seksual është i përhapur?” tha Dina Vllasaliu nga UN Womena
Rreth 35 për qind e grave që kanë përjetuar ngacmim seksual në punë thonë se një ngjarje e tillë u ka dëmtuar vetëbesimin, rreth 32 për qind thonë se u ka lënë pasoja psikologjike, 31 për qind thonë se kanë frikë për sigurinë në vendin e punësa
Dina Vllasaliu nga UN Women tha se shqetësuese është edhe shkalla e ultë e raportimit të ngacmimeve seksualea
“66 për qind kanë thënë se e kanë raportuar, por çfarë është shqetësuese është se prej tyre vetëm 3 për qind e kanë raportuar në polici, 52a5 për qind e kanë raportuar te një mbikëqyrës e të tjerat ju kanë treguar vetëm shoqevea
Pastaj i kemi pyetur përse nuk kanë raportuar dhe tre arsyet kryesore kanë qenë se janë turpëruar, janë brengosur për sigurinë e punës së tyre dhe janë brengosur se askush nuk do t’u besonte”, tha zonja Vllasaliua
Të dhënat tregojnë se gratë kanë vështirësi edhe në kuptimin e mirëfilltë të llojeve të ngacmimit seksual, ndërsa mungojnë nismat për t’i ndihmuar ato në këtë procesa Vetëm rreth 16 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se janë trajnuar në vendin e tyre të punës për të identifikuar dhe raportuar ngacmimin seksuala
maba/dita
The post Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës appeared first on Gazeta Ditaa