Në prag të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte vendimet e qeverisë, ku tha se do të ketë rritje paga për të mësuesit, infermierët dhe pedagogëta
Rama tha se paga e mësuesit do variojë nga 75 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe pedagogët mund të rrisin pagat në vlerat nga 20% deri në 30a Sakaq tha se do të ketë rritje page për zjarrfikësit, forcat e armatosura dhe sistemin e sigurisë ku theksoi se paga mesatare deri vitin tjetër do arrijë në 900 euroa
Ndër të tjera shpjegoi se rritja e pagave do bëhet në dy faza, ku e para do të nisë menjëherë për mjekët, infermierët dhe mësuesita
Rama: Paga e specialistëve do të shkojnë në 81 mijë lekë, mësuesve në arsimin e mesëm do shkojë mbi 100 mijë lekë, arsimi bazë do shkojë nga 74 deri në 95 mijëa Këto janë shifra bazë, pastaj do shihen kualifikimet, vjetërsia punë dhe gjërat do shkojnë më mirëa Do ketë rritje dhe për pedagogeve, me 20 përqind dhe mund të shkojë deri në 30a Dua t’i them dhe infermiereve që do të kapin një bazë prej 87 mijë por do të shkojë dhe mbi 90 mijëa Do të ketë rritje dhe për forcat e armatosura dhe sistemin e sigurisë, zjarrfikësve pasi janë shumë të rëndësishëm do t’ia çojmë deri në 80 mijë lekëa E gjitha do bëhet me dy hapa, e para do nisë me mësuesit, mjekët e infermierët, me të tjerët pasi parlamenti të kalojë projektligjina Më pas vitin e ardhshëm do bëjmë të gjithë kuadrin, dhe paga mesatare do arrijë 900 euroa
The post Rama sfidon Kodin Zgjedhor, prezanton vendimet e qeverisë: Rritje pagash për mësuesit dhe infermierët, ja sa do arrijë rroga mesatare appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea