Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” të Ora News deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi është përgjegjës për situatën e krijuar dhe rritjen e trafikut të drogësa
“Dështimi i kësaj qeverie është se nuk ka më një Lazarat, por ka dhjetra dhe qindra Lazaratë, që janë përgjegjësi direkte e neglizhencës së Ramës dhe ortakërisë së kupolës me narkotrafikun”, tha Bashaa
“Është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohena Janë përgjegjës për situatën e krijuar në venda Asnjë nga premtimet e bujshme nuk po mbana Nuk është vetëm dështim, paaftësi, është fshehje, marrje në mbrojtje, inkurajim i narkotrafikut nga Edi Rama, përmes veprimeve e mosveprimeve të tij”, ka deklaruar kreu i PD-sëa
Duke komentuar gjuhën e Ramës, kreu i PD-së tha se kryeministri “flet si satrap oriental për opozitën e vendit”a
Basha deklaroi se droga e asgjësuar në sy të ambasadorëve nuk është droga e sekuestruar nga qeveria e sotme, por qeveria e kaluar e PD-sëa
“Droga e asgjësuar sot është kapur deri në fund 2012a Droga e sekuestruar në 2013 është akoma në magazinën e posaçmea Unë nuk do të isha krenar për praninë verifikuese të ambasadorëve”, u shpreh Bashaa
“Protesta e të premtes është një rast për përbashkimin e të gjithë shqiptarëve, të cilët ndajnë një shqetësim të thellë, atë të agresionit me përmasa të panjohura deri më sot të drogës përmes jo vetëm tokës e detit, por dhe ajrit dhe kërcënimin që përbën si për qytetarin, por dhe sistemin demokratik përmes kapjes së parave të pista të infrastrukturës shtetërore dhe mandateve”a
“Protesta e së premtes është qytetare, jo partiake, për këdo që ndihet i kërcënuar nga marrja e qeverisë nga karteli i drogës, për të larguar kartelin dhe për t’i thënë Edi Ramës dorëhiqu, largohua Opozita do të vazhdojë t’i prijë me qetësi, forcë e qëndresë”a
Source: Tema – Aktualitet