Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Korçës ka prangosur dy punonjës të policisë kufitare të Kapshticës, pasi akuzohen se kanë kaluar një shtetas pa u kontrolluar në sistemin TIMSa
Të arrestuarit janë Rexhep Lushka dhe Trifon Ockaa
Bashkë me ta në pranga ka rënë edhe shtetasi Mondi Agollia
“Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi proaktiv dymujor me metoda speciale të hetimit, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Ushtrimit i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259, 298/2, 245/1 dhe 25 të Kodit Penala
Punonjësit e policisë Trifon Ocka dhe Rexhep Lushka në bashkëpunim me shtetasin Mondi Agolli në mënyrë të kundraligjshme kanë kaluar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në drejtim të territorit grek shtetasin me inicialet Ra Za
Kalimi i tij është kryer pa u rregjistruar në sistemin TIMS, në kundërshtim me Ligjin e Policisë Kufitare dhe Proçedurave Standarde kundrejt shpërblimit në vlera monetare,” thuhet në njoftimin zyrtara
Source: Tema – Aktualitet