Kuvendi nisi punimet në seancë plenare me debate mes pozitës dhe opozitës në lidhje me rendin e ditës së punimeve të parlamentita Debati lindi pasi ish-Kryeministri Sali Berisha propozoi se çështja e parë që duhet të diskutohet në seancë plenare të nisë me diskutimin për çështjen e drogës dhe të votojë ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga opozitaa Propozimi i bërë nga Berisha u kundërshtua nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi, të cilët kërkuan zbatimin e rendit të ditës së rënë dakort në Konferencën e Kryetarëvea Një tjetër çështje që ngjalli debate ishte greva e urisë së 10 ish-punonjësve të administratës publike, për të cilën opozita akuzoi Kryeministrin Edi Rama se urdhëroi policinë për të ushtruar dhunëa
Edi Paloka:
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, i bëri thirrje qeverisë të respektojë ligjin, dhe të mos dhunojë sipas tij qytetarëta Paloka tha se ndryshimi mes grevës së të larguarve nga puna dhe grevës së PS në 2010 është se sipas tij ajo e PS bëhej për karriken e kryeministrita
“Unë dua tju flas këtu se dje u bëmë dëshmitarë se si kjo qeveri duke vazhduar të shkelë ligjin dhe kushtetutën, dhe duke përdorur policinë, vazhdon të dhunojë të drejtat e qytetarëvea Ju nuk ju intereson se pasi i latë pa bukë doni ti merrni edhe shpirtina Zoti kryetar, i bëj thirrje kryeministrit, i cili jo më larg se një vit më parë, bllokoi bulevardin, duke urdhëruar deputetët e tij për të hyrë në grevë, jo për të drejta, por për karrigen e tij, ndërsa dje 10 qytetarë me të drejta të plota, kërkuan po një të drejtë të tyre, konform të gjitha rregullave, me leje nga bashkia e policia, dhe megjithëse se ishin në zbatim të rregullave, në mënyrë të dhunshme, policia e urdhëruar nga kryeministri, shkoi dhe dhunoi gra, nëna, që ja përsëris, nuk janë për karrigen tonë, por për bukën e gojësa Po mbrojnë një të drejtë që ua dha Gjykata Kushtetuesea Prandaj, dua të them se jo vetëm të mos dhunohen qytetarët, por kryeministri ka detyrimin, që të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Palokaa
Në vijim ai shtoi “Edi Rama pati pafytyrësinë 1 vit më parë të bllokonte buvevardin për rreth 1 muaj jo për bukën e gojës sikundër po bëhet sot greva e urisë, dhe jo për karrigen tonëa Protesta po bëhet për një të drejtë që ia njeh Kushtetuta, ia njeh Gjykata Kushtetuese, ia njohu Gjykata Administrativea Ju kërkoj mos dhunohen protestuesit sikundër ndodhi një ditë më parë që policia me urdhër të Ramës ushtroi dhunë”a
Sali Berisha:
Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Ramaa Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga punaa
“Ti zoti bashkëkryetar je shtrirë në këto banka 10 ditë rrjesht në grevë urie, dhe e respektuam në mënyrën më absolute në të drejtën tuaj dhe mazhoranca e asaj kohe ka marrë sallë tjetër parlamenti për të mos menduar kush se një e drejtë e parlamentarëve mund të preketa Ndërsa mbrëmë me urdhër të Ediskobarit tuaj janë vërsuluar policë mbi ish-punonjësit e administratësa Jo vetëm i morën çadrat, por me pafytyrësi shpallën sekuestrimin e tyre, baronët e drogës, të cilët krijuan autostradat e drogës, shpallën sekuestrimin e çadrave të grevës së urisë, kjo është një histori turpi, ndaj kërkoj të respektohen të drejtat e qytetarëve për protestëa Ata që mendojnë se bllokohet statusi gënjejnëa E kundërta dëmton statusin, rrëmbimi si plaçkitës të çadrës ku do të kalonin natën, dhe më pas lëshimi i urdhrit të sekuestrosa Zoti bashkëkryetar jepni shpjegime se si ju 10 ditë u respektuat ndërsa mazhoranca e drogës u mori çadrën”, tha Berishaa
Në vijim Berisha u ndal në çështjen e trafikut të drogës, duke kërkuar zhvendosjen e kësaj çështjeje nga pika e fundit e rendit të ditës në pikën e parëa
“Është në detyrimin tuaj absolut të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtarea Droga është sot SOS për Shqipërinë, po shndërrohet në emergjencë për fqinjët dhe më gjerëa Nuk mund të veprohet me hile dhe dinakëri në këtë mënyrëa Nxirrni çështje të parë këtë çështje, sepse është bërë dhe bëhet emergjencëa Është e domosdoshme sinjali që japim sot para partnerëve tanë, për preokupimin absolut të Parlamentit para këtij problemia Çështja e parë e rendit të ditës, të jetë propozimi për ngritjen e Komisionit, i cili është në frymën e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berishaa
Erion Braçe
Deputeti socialist Erion Braçe reagoi pas propozimit dhe komenteve të ish-Kryeministrit Berisha, duke kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të respektojë rendin e ditësa
“U bë e disata herë që në këtë sallë prishet rendi, vazhdon të shfaqet sëmundja e amnezisëa Këtu kemi qenë në këtë sallë në kohë të ndryshme, keni bërë të njëjtat aktea Në maj ishte greva, në maj jemi në grevëa ‘Por ama mos harroni se në një kohë, u morën edhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë…në një kohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju ngritët një kamp, por a ishte momenti të merrej një veprim i tillë kur merren vendime të rëndësishme’, (lexon në procesverbal se çfarë ka deklaruar Berisha në Kuvend kur PS zhvillonte grevën në 2010)a Ta lëmë amnezinë pavarësisht moshës, gjerat janë të shkruara e të dokumentuaraa Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Ramaa Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna”, tha Braçe
Sali Berisha
“Tmerr është kur ke amnezi nga droga, kur e ke nga mosha është kujtesëa Bashkëkryetari tjetër nisi grevën për të bllokuar vizata Motoja e tij ishte hap kutitë, të çlirosh vizata E bëri grevën për të bllokuar vizat, ishte Ediskobari që bëri protestën për vizata Ne meritojmë marrjen e statusit, dhe lëvizjet tona janë në mbështetje të marrjes së statusit përsa kohë mbrojnë vendimet e gjykatave, demokracinë, sigurinë juridike”, reagoi Berisha ndaj ligjvënësit Braçea Në vijim ish-Kryeministri shtoi se mazhoranca pret që opozita të largohet nga Kuvendi, sikundër bëri opozita e dikurshme, por ne nuk do të largohemia
Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke ndërhyrë në debatin e krijuar, kërkoi nga opozita të respektonte rendin e ditës së seancësa
“Kuvendi ka një Komision hetimor parlamentar, nga i cili opozita u largua për arsyet e saja Tashmë kemi një insiativë tuajën për komisionin hetimor, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që duhet diskutuar, në lidhje me komisionet hetimore, por në rendin e ditës janë vendosur fillimisht p/ligjet që janë shumë të rëndësishmea Ju keni të drejtë të bëni propozimet tuaja, por është seanca që e vendos”, theksoi Metaa
Në lidhje me atë çka shprehu Berisha për qëndrimin e opozitës në Kuvend, Meta tha se mazhoranca nuk dëshiron që deputetët e opozitës të largohen, madje unë ju falenderoj që të vijoni të qëndroni si qëndrestar i vërtetë, sikundër keni bërë deri më sota
Jozefina Topalli
“Nuk fillon sot dhe nuk jemi në vitin 0, as Kuvendi nuk fillon në kohën që u bëtë ju Kryetara Në këtë praktikë parlamentare nuk ka ndodhur kurrë që rendin e ditës ta bëjë Kryetari i Kuvendit pa rënë në ujdi me Kryetarët e Grupeve Parlamentarea E drejta për ngritjen e Komisionit Hetimor është e drejtë Kushtetuese e opozitësa Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohen sikundër thoni ju, por zbatohena Ruani vizat, sepse me këtë trafik droge, do rikthehen vizat dhe kjo do të ishte shumë e rëndë”, theksoi Topalli në replikën me Metëna
Ilir Meta
Në një reagim ndaj ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeparlamenti Meta u shpreh se për kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor është seanca që do të shpreheta
“Nëse Ju mendoni se ngritja e Komisionit nuk votohet, atëherë mund ta ngrini që tani dhe mos e diskutoni fare”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitësa
Gramoz Ruçi
Në debatin e krijuar në sallën e Parlamentit u përfshi edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçia
“U bë e disata seancë që rendi i ditës është me mbylljen e kalendarit të seancave të mëparshmea Ndaj kjo ëhstë një praktikë që e kemi aplikuar edhe më parëa Parafolësja (Topalli) e ka bërë lëmsh këtë Parlament dhe nuk mund të na japë mend për praktikat parlamentarea Rendi i ditës bën pjesë në Kalendarin e miratuar nga ky parlament”, theksoi Ruçia
Eduard Selami:
Deputeti demokrat Eduard Selami iu referua nenit 77 përsa i takon të drejtës që kanë deputetët për ngritjen e Komisioneve Hetimorea
“Në nenin 77 thuhet shprehimisht që ¼ e deputetëve të ngrenë një Komision Hetimora Të mos vazhdojmë me traditën që mos marrim seriozisht çështjen e drogës sikundër ka ndodhura Ne e quajmë shumë të rëndësishme çështjen e drogës, ne jemi në protestë për këtë çështjea Çështja e drogës mendoj se është një çështje e rëndësishme për të gjitha palët”, theksoi Selamia
Source: Tema – Aktualitet