Presidenti Bujar Nishani i ka drejtuar një apel profesionistëve të ligjit të mos stepen nga kritikat, por të përmirësohen duke marrë pjesën kontruktive të tyrea Apeli i Kreut të Shtetit vjen në një kohë kur kritikat mbi sistemin e drejtësisë janë shtuar, ndërkohë që ka një mosbesim në nivel të lartë të opinionit publik në këtë sistema
Duke folur në aktivitetin e prezantimit të projektit të përbashkët Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës për drejtësinë, Presidenti u shpreh se kuadri ligjor në vend ofron të gjitha garancitë për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit personal të ligjzbatuesvea
“Sistemi i drejtësisë duhet të përqëndrohet dhe përfitojë nga masa konstruktive e kritikës, duke kërkuar të ofrojë më shumë përpjekje në rritjen e cilësisë dhe efiçensës së sistemit të drejtësisëa Në këtë klimë zhvillimesh dhe debatesh detyra parësore për përmirësimin e sistemit të drejtësisë rëndon mbi vetë profesionistin e zbatimit të ligjit, mbi gjyqtarët, prokurorët, mbi mbrojtësit, mbi personelin administrativa Ky komunitet profesionistësh shqiptarë ka të gjitha kapacitetet për të identifikuar problematikën dhe për tu shndërruar në një forcë shtytëse reformatore të sistemita Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të zbatimit të ligjit që karakterizohen nga profesionalizmi i lartë, integriteti dhe përkushtimi në detyrëa Ka një numër të lartë profesionistësh që përmbushin detyrat e tyre duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjit, të cilët nuk duhet të stepen aspak nga kritikat masive, gjithpërfshirëse dhe demotivuese që i adresohen në terësi sistemit të drejtësisë, duke krijuar presion të papërshtatshmëm edhe për ata që janë profesionistë”, tha Nishania
Në vijim, duke iu drejtuar profesionistëve, Presidenti theksoi se përpjekjet e tyre janë të evidentuara dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë të kryejë funksionin duke ju nështruar vetëm Kushtetutës dhe ligjita
“Kuadri legjislativ dhe institucional në Shqipëri ka të gjitha garancitë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e tyre profesionala Ka ardhur dita që kjo pjesë e shëndetshme e sistemit të drejtësisë të veprojë aktivisht dhe të bëhet model orientues dhe frymëzues në veprimtarinë e përditshme të sistemit të drejtësië, duke izoluar çdo ditë e më shumë modelet e korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit”, theksoi aia
Presidenti shtoi më tej se i gjithë procesi i reformimit të drejtësisë duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, për ta bërë sistemin të pajtueshëm me standardet e KiEa
“Ka ardhur dita që fjalë kyçe dhe frymëzuese në veprimtarinë e përditshme duhet të jetë gjithpërfshirja dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe besimi i ndërsjelltëa Mekanizmat ligjore dhe strukturat që ekzistojnë, shoqatata e shoqërisë civile dhe vullnetare kanë një detyrë për të kordinuar , bashkëvepruar dhe bashkërenduar angazhimet dhe përballjet e sfidave që ka qeveria shqiptare dhe adresimin e standardit të pritshërimeve që kanë qytetarët shqiptarë si qytetarë të patjetërsueshëm në gjenezë, realitet, dhe të ardhme europianeaReforma e sistemit të drejtësisë në analizë të fundit është çështje e pandalshme dhe shkon paralelisht me zhvillimin shoqëror dinamik të Shqipërisë, i cili imponon përmirësimin e vijueshëm të standardeve në këtë drejtim dhe efiçensës së drejtësisëa i referohem me këtë rast raportit të progresit të KE 2013, që thekson se Shqipëria ka nevojë të përditësojë strategjinë e reformës në drejtësi dhe të promovojë më tej pavarësinë, efiçensën dhe përgjegjshmërine e institucioneve të saj të drejtësisëa Në të njëtën linjë, komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës është i mendimit se duhen përpjekje të mëtejshme për ta bërë sistemin e drejtësisë plotësisht të pajtueshëm me standardet e KiEa Ndër problemet që mbeten për tu trajtuar në mënyrë të efektshme janë lufta kundër korrupsionit, efiçensa e gjyqësorit përfshirë dhe problemet e ngarkesave të çështjeve të prapambetura”, theksoi Kreu i Shtetita
Sipas tij, mjaft i rëndësishëm është dhe procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe i animimit të qytetarëvea
“Për ne është shumë e çmuar mbështetja e BE në sistemin e drejtësisë për integrimin në BEa Këtij synimi i vlen procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe ankimit të qytetarëvea Këto janë baza e meritave të secilit gjyqtar në proceset disiplinorea Ne duhet të jemi krenarë se kemi krijuar një bazë të dhënash të vlerësimit të gjyqtarëve si dhe një listë gjyqtarësha Kjo përkon me pritshmëritë e qytetarëvea Ne kështu hedhim një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kuadrit ligjor në respektim të detyrimit ndaj ligjit dhe Kushtetutës, për të përmbushur detyrimet tona dhe për të respektuar pritshmëritë e qytetarëve”, u shpreh Nishania
Source: Tema – Aktualitet