Shqipëria me ndarjen e re administrative territoriale nuk do të ketë më pas se 39 njësi por jo më shumë se 47a Komisioni parlamentar për Reformën Territoriale në mbledhjen ku u diskutuan dy variantet e përzgjedhura nga 5 që paraqiti ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçia Komisioni pas diskutimeve ka vendosur që dy draftet të shkrihen në një të vetëm, për shkak se nuk u arrit kompromisi për zgjedhjen e njërit prej variantevea Për më shumë se dy muaj ky variant miks do të diskutohet me drejtuesit e komunave, bashkive, grupet e interesit, biznesin, qytetarët dhe organizatat joqeveritare të interesuara në këtë procesa
Varianti përfundimtar do të miratohet në Komisionin parlamentar më 22 Korrik dhe më pas do ti kërkohet Kuvendit të votojë variantin e propozuara Në mbledhjen e Komisionit deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi të dijë se çfarë kriteri është përdorur përsa i takon veçimit të komunave të minoritetit, pasi këto komuna vërtet mund të kenë një shumicë të tyre shtetas me kombësi greke, por ato kanë nënshtetësi shqiptarea Në përgjigje të pyetjes, ministri Çuçi iu referua konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, pavarësisht se pranoi se edhe në vendet e BE po largohet gjithmonë e më shumë termi minoriteta
Source: Tema – Aktualitet