Prokurorët amerikanë kanë arrestuar dy kinezë në Nju Jork që dyshohet se drejtonin një “stacion policie sekret” në lagjen Chinatown të Manhatanita Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, të dy banorë të Nju Jorkut, përballen me akuzat për komplot për të vepruar si agjentë për Kinën dhe pengim të drejtësisëa Ata pritet të dalin në gjykatën federale në Bruklin të hënëna Kina ka mohuar më parë funksionimin e stacioneve të tilla, duke i quajtur ato “qendra shërbimi” për shtetasit jashtë shtetita
Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha këtë të hënë se Jianwang dhe Jinping kishin punuar së bashku për të krijuar stacionin e parë të policisë jashtë shtetit në Shtetet e Bashkuara në emër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinësa Zyra u mbyll në vjeshtën e vitit 2022 pasi personat e përfshirë morën vesh për një hetim të FBI-sëa
“Ky hetim penal ka zbuluar një shkelje flagrante të sovranitetit të kombit tonë nga qeveria kineze duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të Nju Jorkut”, – tha Breon Pearce, kryeprokurori i Brooklyna Ky stacion sekret policie besohet të jetë njëri nga 100 të tillë që operojnë në 53 vende të botës duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Holandëna Muajin e kaluar, qeveria federale e Kanadasë zbuloi një hetim në dy vende të zonës së Montrealit ku mendohet se kishte posta të policisë kinezea
“Veprimet e Kinës shkojnë shumë përtej kufijve të sjelljes së pranueshme të shtetit-komba Ne do të mbrojmë me vendosmëri liritë e të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë nga kërcënimi i represionit autoritar” – tha ndihmësprokurori i përgjithshëm Matthew Olsen nga Divizioni i Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisëa
Sipas prokurorëve, Jianwang ishte i lidhur ngushtë me autoritete kineze të zbatimit të ligjita Ai ishte angazhuar për të ndihmuar Kinën me “aktivitete represive” në SHBA duke filluar nga viti 2015 për të mbikëqyrur disidentët kinezëa
Në vitin 2018, ai dyshohet se mori pjesë në përpjekjet për të shtyrë një të arratisur që të kthehej në Kinëa Puna e tij ishin ngacmimet dhe kërcënimet e përsëritura ndaj individit dhe familjes së tija Prokurorët thanë se ai ishte gjithashtu i angazhuar për të gjetur një aktivist pro-demokracisë në Kinëa Jiangwang i mohoi këto veprime kur u përball me autoritetet amerikanea Nëse dënohen, Jianwang dhe Jinping përballen me 25 vjet burga
Ambasadat kineze në SHBA dhe Kanada kanë thënë se këto baza janë “stacione shërbimi jashtë shtetit” të hapura gjatë pandemisë për të ndihmuar shtetasit kinezë me rinovimin e patentës së shoferit dhe çështje të ngjashmea Por grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për përdorimin e postave sekrete të policisë për të kërcënuar dhe monitoruar shtetasit kinezë jashtë vendita Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha nëntorin e kaluar se agjencia e tij po monitoronte raportet e stacioneve të tilla, duke i quajtur ato një “problem real”a
“Për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze po përpiqet të hapë zyra në Nju Jork, pa koordinimin e duhura Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues” – tha Wraya ©LAPSIaal
The post FBI zbulon një zyrë sekrete të policisë kineze në Nju Jork, 2 në pranga appeared first on Lapsiaala