Të zgjedhurit vendor të partisë Demokratike kundërshtojnë dy variantet përfundimtare të reformës territoriale, të cilat do të diskutohen dhe prej të cilave do të vendoset edhe variant përfundimtar për ndarjen e re administrative të vendita Ndonëse publikisht selia qendrore e PD-së ka shmangur përfshirjen në debat apo komentet në lidhje me reformën territoriale, duke mos dashur të tërheqë vëmendjen nga çështja e trafikut të drogës, që e ka kthyer në një kauz kundër Qeverisë, burime nga PD theksojnë se të zgjedhurit vendor të kësaj force politike nuk do të jenë prezent në diskutimet që do të kryhen për rreth dy muaj nga Komisioni i Reformës Territorialea Burime nga PD theksojnë se ndarja e re territoriale nuk do të njihet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në njësitë të cilat shkrihen ose nuk do të ekzistojnë më kryetarët e komunave dhe bashkive që i përkasin opozitës të reagojnë duke përfshirë edhe protestat dhe çdo formë tjetër demokratike për të kundërshtuar variantet e propozuaraa Ndërkohë për demokratët, varianti që përmban 47 njësi vendore synon të përfshijë në debat përfaqësuesit vendorë të opozitësa
“Partia Demokratike nuk u bë pjesë e procesit për shkak se mazhoranca nuk garantoi konsensualitet deri në momentin e votimit të reformësa Zhvillimet treguan se opozita kërkohej në këtë proces thjesht që ai të konsiderohej gjithëpërfshirës, ndërkohë që ndarja e re ka prapavijë elektorale dhe synon fitimin e mandateve në tavolinë”, theksojnë burime nga PDa
Ndërkohë pritet që në ditët e ardhshme Komisioni ti drejtohet zyrtarisht me kërkesë drejtuesve të njësive vendore për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me variantet e propozuaraa Në këtë mënyrë, Kryetarit të PD-së Lulzim Basha do ti duhet të japë mendimin e tij si Kryebashkiak i Tiranës përsa i takon ndarjes territoriale për kryeqytetin, por burimet nga partia më e madhe opozitare konfirmojnë se qëndrimi do të jetë refuzues duke mos njohur drafteta
Kundërshtitë nga përfaqësuesit vendorë të opozitës në lidhje variantet e propozuara për ndarjen e re territoriale kanë përfshirë edhe rrjetet socialea
Kështu Kryetari i Bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda në një postim në Facebook shkruan ““rilindja” fshin Leskovikun nga harta e Shqipërisë! Me një të rënë të lapsit, ashtu si baballarët e tyre në vitin 1956, neokomunistët shqiptarë në projektin e tyre për ndarrjen territoriale-administrative midis të tjerash kanë gatitur edhe planin ogurzi për shfarosjen nga harta të Leskovikut, njërës prej trevave historikisht më të njohura pikë e rëndësishme kulturore e tregëtare! Ky ishte “peshqeshi” që “rilindasit” patën për Leskovikun e Jani Vretos, Muço Qullit, Zylyftar Podës, At Stath Melanit, Afize dhe Asllan Leskovikut ! Leskoviqarë në të gjithë këtë dynja: “ZGJOHUNI, VEPRONI, BASHKOHUNI ta pengojmë me cdo mënyrë dhe çdo kusht këtë të keqe që s’do na e falin fëmijët tanë”!”
Variantet
Komisioni i Kuvendit për Reformën Administrative dhe Territoriale në Shqipëri përcaktoi ndarjen e re me dy variante përkatësisht 39 dhe 47 njesi të qeverisjes vendorea Në ndarjen me 39 njësi vendore, krahina e Bregdetit, përkatësisht Himara nuk është caktuar si e vetmea
Në variantin me 47 njësi, Himara është përcaktuar si njësi më vete, sikundër edhe Kamza, ndërkohë që bashki aktuale si Vora, Fushë Kruja, Leskoviku, Rrogozhina, Gramshi nuk do të ekzistojnë më si njësi më vete vendorea Ndërkohë që njësi të tjera si Shijaku, Devolli, Pusteci etj janë në varësi si njësi më vete vendore të variantit përfundimtar që do të përcaktohet mes 39 dhe 47 njësivea Gjithashtu Tirana në bazë të ndarjes së re territoriale nuk do të ketë 11 njësitë bashkiake Sipas varianteve të propozuara, Tirana do të ketë numrin më të lartë të njësive vendore (komunave), ndërkohë që njësitë e populluara me shumicë kombësie jo shqiptare nuk do të prekena
Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste, tha se mbledhja e fundit do të zhvillohet më 22 korrik kur do të paraqitet projektligji për ndarjen e re të territorita Kuvendi do të ketë 10 ditë kohë për të diskutuar dhe miratuar ndarjen e re të vendita Opozita nuk u përfshi në të gjithë procesin e kësaj reforme, ndërkohë që Komisioni ka zhvilluar një seri seancash dëgjimore me organizatat apo grupet e interesita Një lloj shqetësimi ka pasur për ndarjen e njesive me pak banorë joshqiptarë, përkatësisht grekë dhe maqedonas, që u shoqërua me pyetjen e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ndaj ministrit Çuçi se përse ishte vënë kriter i veçantë kriteri i komunave të tyre (pakicave)aVendimi, sipas ministrit, u mor pasi këto komuna kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë pakicat që ai i quajti “etnike” dhe se ky ishte një kriter që u vendos që në fillim para nisjes nga puna të komisionita
Deputeti Braho këmbënguli se me këto kritere janë favorizuar njësi vendore të minoritetit grek në Shqipëria “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetita Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarëa Përse duhet të veçohen?”, pyeti Brahoa “Nuk na ndihmon që ne të krijojmë mekanizma të atillë që të krijojmë mundësitë që të drejtat që burojnë nga konventat endërkombëtare për minoritet të mbrohen sa më të mirë – tha ministri Çuçia – U mor parasysh se bërthama me të cilat krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike”a
Source: Tema – Aktualitet