Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se me festimet e djeshme në Përmet përkujtuan fashizmin e kuq të Enverita Deputeti Gent Strazimiri e cilësoi takimin e Përmetit si rifillim të luftës së klasavea
“Për cilindo që dyshonte, apo që ende i pëlqen të mos besojë se “Rilindja” e 23 qershorit ishte thjesht rikthim në të kaluarën më të errët të Shqipërisë, pas ngjarjeve të turpshme të ditës së djeshme në Përmet, kjo është krejtësisht e pamundura Portreti i Enver Hoxhës i shfaqur rëndom “rastësisht” dhe “pa dijeninë e shokëve të udhëheqjes” këto kohët e fundit, dje ishte gjëja me e parëndësishmea Dje, është përkujtuar dita kur Enver Hoxha vendosi zyrtarisht në letër, hapat që duheshin ndjekur për të realizuar kalvarin 46 vjeçar të shqiptarëve, me të rendin dhe me të pashpirtin në vendet e lindjes”, theksoi Strazimiria
Sipas tij, mbledhja e bandës së kuqe në Përmet në 24 maj të vitit ’44, nuk kishte lidhje aspak me luftën që ende vazhdonte e përgjakshme; nuk kishte asnjë lidhje me “anti-fashizmin”; nuk vendosi për asgjë “nacionale” e aq më pak “çlirimtare”a
“Banda në Përmet, vendosi: – të fillojë e të mbaje lart “Luftën e klasave”, dmth të shfarosë çdo gjë të mirë që geni i shqiptarit kishte mundur të ndërtonte në shekuj, duke nisur nga firmatarët e “Aktit të pavarësisë” për të përfunduar të shqiptari me modest në cepin më të largët të vendita Të zhbëjë koncesionet anglo britanike në ekonominë shqiptare, duke asgjesuar qelizat e para të një ekonomie tregu dhe industrie moderna Të izolojë hermetikisht vendin nga çdo faktor i jashtëm pozitiv, iluminist e demokratik, duke e kthyer shoqërinë shqiptare në kohën e “dinozaurve”, në parametrat çnjerëzore të një shoqërie paranjerëzorea Më 24 maj të viti ’44, në Përmet, fashizmi dhe zgjedha e urryer e kemishëzinjve thjesht ndërroi këmishe: u vesh me kemishë të kuqe, duke shkelur dhe perbuzur barbarisht gjakun e derdhur në breza për një Shqipëri të lirë, demokratike, pro-perendimore, një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve”, theksoi Strazimiria
Në vijim ai shtoi se “70 vjet pas kesaj ngjarjeje të zezë në historinë e Shqipërisë, të provokosh shqiptarët e gjallë të vdekur, viktima të “fashizmit të kuq”, me simbolet, fjalët dhe konceptet perverse të Enver Hoxhës, është sakrilegj, është dhunimi më i tmerrshëm i mijëra varreve ende pa eshtra, është krim ndaj historisë dhe së ardhmes njekohësisht”a
Ai theksoi se ka ardhur koha që të rrëzohet Edveria
“Rikthimi i pafytyrë i simboleve dhe koncepteve perverse të diktaturës më çnjerezore, më rurale, më korruptive për lirinë e shpirtit e të mendjes, më anti-higjenike në kuptimin social të fjalës, 23 vjet pas rrëzimit të bustit të Enverit, sjell një detyrim madhor për këdo që ka vendosur të vazhdojë të jetojë në këtë vend, e të quhet me krenari shqiptar: Ka ardhur dita të ripërsërisim vetveten! Përgatituni të ngrihemi sërish të rirrëzojmë Enverin dhe Edverin!! Por kësaj here duhet të jetë përfundimtare… Duhet të japim secili diçka sot, në emër të atyre që në shekuj dhanë gjithçka për këtë vend, për të cilin ne po përtojmë të bëhemi të denjë e ta meritojmë!”, theksoi ligjvënësi demokrata
Source: Tema – Aktualitet