Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi takime në bashkitë Cërrik dhe Belsh ku apeloi që qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”a Ai u shpreh se pushteti lokal pas 14 majit do të jetë në shërbim të qytetarëvea
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi takime në Cërrik dhe Belsh në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majita
Ai u kërkoi qytetarëve që të votojnë Partinë Republikane për këshillat, dhe të mbështesin kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkiea
“Kurrë mos iu dorëzoni pafuqisë së dukshme ndaj së keqesa Sepse duke u bërë bashkë ne mund të mposhtim çdo lloj të keqea Duke u bërë bashkë ne do të mund ta bëjmë Servetin kryetar bashkie”, u shpreh Mediua
Për kreun e Partisë Republikane, zgjedhjet e 14 majit kanë rëndësi të madhe për të kthyer pushtetin lokal në shërbim të qytetarëvea
“Ne duhet të krijojmë një qeveri e cila duhet të jetë në krahun tonë, jo mbi shpinën tonëa Një qeveri e cila duhet të na japë një mundësi, jo të na shkatërrojë mundësi”, theksoi Fatmir Mediua
Gjatë takimeve atje, Mediu akuzoi se keqqeverisja është shkaku i emigrimit masiv dhe varfërisë së qytetarëve shqiptarëa
The post “Pushteti lokal për qytetarët”/ Mediu takime në Cerrik dhe Belsh: 14 maji, rëndësi për të ardhmen e vendit appeared first on Gazeta Standard Onlinea