Ditën e protestës së PD, ish-kreu i qeverisë Berisha pasi doli nga çadra e personave të futur në grevë urie bëri një deklarim në mediaa Kujtesës së gazetarëve, që edhe ish-pushteti “Berisha”, kishte bërë spastrime politike masive nga administrata, ai iu përgjigj me këtë mohim: “Nuk është e vërtetë, që kemi bërë largime nga puna për hakmarrje politikea Kam verifikuar largimet e bëra pas vitit 2005 dhe më rezultuan vetëm 3 raste për motive politike e personale”a Por largimet në fakt kanë qenë masive dhe deklarata e ish-kreut të PD-së është larg asaj që ka ndodhur realishta Do mjaftonte vetëm historia e familjes Halili, për ta përgënjeshtruara Një prej pjesëtarëve të saj gazetari Përparim Halili tregon në DITA se si plot 42 anëtarë të fisit të tij, 11 prej të cilëve brenda së njëjtës familje janë larguar nga puna pas ardhjes së PD-së në pushteta
“Gjithçka nisi prej një shkrimi kritik për vajzën e atij Argitën” – tregon Halilia
“Ka ndodhur ajo që mohon Berisha me hipokrizi për opinionin publika Brenda 1 jave, ka larguar nga puna 42 persona familjarë dhe të afërm të mitëaa I ka larguar me urdhër, për shkak të hakmarrjes personalea Ndodhi pas marrjes së pushtetit dhe ndodhi edhe pse ishim kontribues e mbështetës të PDa Ditën e parë, u larguan nga puna 4 pjestarë të familjesa Ditën e dytë, 3 të tjerë dhe brenda 1 jave u larguan 42 pjestarë të familjes e të afërma Vetëm nga familja ime, u larguan nga puna 11 pjestarë vëllezër, motra, kunata, kunetër, nipër e mbesa, nga këta 9 me arsim të lartë, asnjë nëpunës por në punë të nivelit të tretëa Askund nuk jepnin shpjegime, veçse i larguan me këto fjalë: “ Jeni të pushuar nga puna, vendimi do t’ju vij me postë në shtëpi”a Përfundimisht të 42 mbetën në rrugë të papunë, deri sa u detyruan të largohen në emigracion, ose të sistemohen nëpër firma që kishin si pronarë njerëz të njohur e dashamirës, paçka se edhe këtyre u bëhej presion prej drejtuesve të PD lokale, të mos i merrnin në punë, duke u thën se “ishin armiqtë e doktorit”, madje disa prej tyre edhe u penalizuan për këtë shkak”, shprehet aia
“Shkak ishte një shkrim që bëra unë, në gazetën ku punoja, lidhur me vajzën e tij Argita Berisha, kontrollin mbi pushtetin nëpërmjet KOP-it, duke bërë emërime klienteliste në kupolën e pushtetit të çdo niveli e sektori ku “bëheshin lekë”a Këtë shkak, ma përmendën drejtues të PD të asaj kohe në qendër e në zonë, duke më cituar një shprehje popullore “Ke ngacmuar strofën e ariut”a Madje disa, më “sugjeruan” të bëja përgënjeshtrim, por unë nuk pranovaa Ky shkak, u bë edhe motivim për të krijuar konflikte brenda familjes e fisit tonë, mbasi më akuzonin mua si shkaktarin e largimeve nga puna, sepse kisha sulmuar familjen Berishaa Nuk u ve faj, ishte një masakër hakmarrëse, deri edhe tek buka e gojës së hallexhinjëve”, vijon Halilia
Source: Tema – Aktualitet