Deputetja e PS-së Arta Dade është shpallur sot “Qytetare Nderi” në Përmeta Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në Pallatin e Kulturës në Përmet, ku ishte e pranishme edhe deputetja Monika Kryemadhia
Ligjvënësja e LSI-së shprehu admirim për vendosmërinë politike të Dades, ndërsa tha se ajo duhet të jetë “Qytetare Nderi” e Shqipërisëa Arta Dade në vitet 2009-2013 ka qenë përfaqësuese e rrethit të Përmetit në legjislaturë dhe koordinatore për zgjedhjet vendore të 2011-ës si përfaqësuese e Partisë Socialistea
Karriera politike e Dades
Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partiea Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Evropianea
Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Partisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve
1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisëa Gjatë këtij mandati nga korriku i vitit
1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportevea
Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisëa Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropësa
Aktualisht Dade është kryetare e Komisionit të Jashtëma
Source: Tema – Aktualitet