Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në luftën ndaj krimit të organizuar në venda Në një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të prokurorive nga disa prej vendeve të rajonit dhe BE-së, si dhe në prani të drejtuesve më të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare, Llalla ka pohuar që krimi organizuar arrin deri tek zyrtarët, ndërsa ka shtuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ndikonte në uljen e kriminalitetita Në këtë kuadër, kryeprokurori theksoi se një vendim pozitiv për statusin e kandidatit në qershor do të ndikonte në zhvillimin e vendit, e rrjedhimisht në luftën ndaj grupeve kriminalea Llalla u shpreh se sfida e krimit të organizuar përballohet jo vetëm me forcimin e shtetit ligjor, por edhe me rritjen ekonomikea
“Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve, por kjo kërkon rritje dhe forcim të shtetit ligjora Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit, të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonita E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanika Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimina Lufta ndaj krimit ndërinstitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëvea Ballkani ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për luftën e këtij krimia Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomikea Pavarësisht se Shqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BEa Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimita Pas pak javësh Komisioni Europian do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit, pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruara Ky sugjerim është në kuadër të luftës kundër krimit të organizuara Ajo që kërkon Shqipëria është mbështetja më e madhe për ta shndërruar në efikasitet më lartë”, theksoi Llallaa
Në vijim Prokurori i Përgjithshëm u ndal tek grupet kriminale dhe trafikun e drogës, për të cilat tha se janë më të sofistikuara se institucionet e shtetita
“Ky takim dëshmon frymën e bashkëpunimit mes vendeve tona, vëçanërisht në drejtësia Vitet e fundit ka pasur shtim të numrit të ekstradimeve dhe personave të ndaluara Trafiku i këndës narkotike është në rend të ditës në të gjitha vendeta Shumë vende e konsiderojnë Ballkanin si vend tranzit të drogës, por edhe si prodhues të saj veçanërisht të kanabisita Vendet e Ballkanit janë të vetëdijshme për këtë fenomen dhe të vendosur për ta luftuar”, tha aia Sipas Llallës, prokuroria ka shtuar ndjeshëm forcën kundër këtyre grupeve kriminale dhe në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe ato të BE-së është arritur të goditen disa grupe kriminalea “Shqipëria këto vitet e fundit po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se policia”, u shpreh Llallaa
Duke marrë fjalën në konferencë, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet për të arritur sukses në luftën kundër krimita
“Kemi fatin të asistohemi nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët edhe na kanë kritikuar për çështje të veçantaa Rol kryesor në këtë proces zënë edhe institucione e pavarura si KLD dhe Prokuroria e Përgjithshmea Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të zhvillimit të vendit dhe përvoja e viteve të fundit tregojnë se i kemi kapacitetet e duhura për të arritur te suksesia Publiku kërkon forcimin e betejës dhe rezultate konkrete nga puna jonë dhe përpjekje intensive për të garantuar të drejtat e njeriuta Pritshmëria e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë është për rritjen e transparencësa Kemi rastin te tregojmë që dimë ta bëjmë punën tonëa Kam bindjen se sfidat e Shqipërisë janë të ngjashme me vendet e rajonit, jo vetëm për shkak të afërsisë, por edhe për shkak të kushteve historikea Struktura të përbashkëta mes Prokurorive do të rriste nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit në të gjithë rajonina KLD është e gatshme për bashkëpunim me vendet e rajonit, me të cilët ka afërsi gjeografike edhe jo vetëm”, tha Cefaa Në këtë kuadër ai vuri theksin tek kushtet lehtësuese për shkëmbimin proaktiv për gjetjet nga hetimet apo edhe shkëmbimin eksperiencavea “KLD do jetë në krah të Prokuroria e Përgjithshme dhe asnjë lloj imunitetit nuk do të pengojë hetimet ndaj gjyqtarëve te dyshuar për korrupsion”, u shpreh aia
Pjesëmarrës në takim janë , Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Nasip Naço, ministër i Drejtësisë , Elvis Çefa ZvaKryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe Cataldo Motta Prokuror i Antimafias në Leçe të Italisë, Eric Bisschop Zëvendës Prokuror Federal i Belgjikës, Veselin Vučković Prokuror i Përgjithshëm i Malit të Zi, Gerhard Jarosch President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Goran Sahilovic, Prokuror i Përgjithshëm i Bosnjës & Herzegovinësa
Takimi që do të zhvillohet gjatë dy ditëve, (26-27 Maj 2014), bëhet me mbështetjen financiare të Programit TAIEX të Komisionit Europiana
Source: Tema – Aktualitet