Greva e urisë e personave të larguar nga administrata është shoqëruar edhe me një reagim të Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA”a Kjo e fundit i kërkon Qeverisë të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhet problemi që i kanë detyruar ata të futen në grevë uriea Gjithashtu “Vatra” kërkon që të të shmanget politizimi i kësaj çështjejea
“Nisur nga informacionet që jep media, Vatra, duke iu shmangur politizimit të grevës, i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhë problemet dhe shqetësimet që i kanë detyruar ata të hyjnë në sakrifica sublime duke rrezikuar shëndetina Humanizmi dhe drejtësia, duhet të jenë motivet e dialogimit dhe të gjenden zgjidhjet”, thuhet në deklaratën e federatës Vatraa
Sipas deklaratës, shkarkimet nga administrata ndikojnë negativisht tek rinia shqiptare që arsimohet në perëndima
Duke pasur parasyshë se një pjesë prej të pushuarëve nga puna janë arsimuar në Perëndim, Vatra mendon se shkarkimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek masa e rinisë që po arsimohen në Amerikë apo në Europë dhe synojnë këthimin në Atdhe për t’i shërbyer vendita Pushime të tilla e trembin dhe e frenojnë rininë të këthehet të Atdhea
“Vatra” gjykon se duhen rishikuar kriteret militante të shkarkimeve dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, jo me të besuar politikë, por të marrin përparësi kriteret profesionalea
“Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra sygjeron që qeveria të hyjë sa ma parë në bisedime me grevesitët për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë; humanizmi dhe drejtësia duhet të jenë motivet e dialogizimit për një zgjidhje të pranueshmea Padrejtesitë, nxitjet grindëse dhe korrupsioni nuk e çojne Shqipërinë në Europë”, theksohet në deklaratëa
Source: Tema – Aktualitet