Zyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë me dije se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej këtyre subjektevea
Përmes një njoftimi, Administratori i Shoqërive Huamarrëse bën me dije se qytetarët e interesuar mund të tërheqin përqindjen e caktuar të parave të shoqërive “VEFA”, “GJALLICA”, “KAMBERI”, “XHAFERRI”, “Ma LEKA” dhe “POPULLI”a Sipas zyrës, të gjithë ata qytetarë që kanë futur para në këto gjashtë firma dhe nuk janë paguar deri tani, mund t’i tërheqin këto para pranë sporteleve të Bankës Credins sipas koeficientit të caktuar për secilën kompania
Kompania “Vefa” e ka koeficientin e kthimit (11%), ‘GJALLICA’ (2,41%), ‘KAMBERI’ (7,2%), ‘Ma LEKA’ (34%), ‘XHAFERRI’ (40%) dhe ‘POPULLI’ (52%), dhe ftojnë të gjithë kreditorët të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të Bankës Credinsa
Source: Tema – Aktualitet