Partia Demokratike denoncon një tjetër rast, duke pretenduar emërimin e një zyrtari të dënuar për korrupsiona Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi përmes një konference për mediat theksoi se në Berat, rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyrea
“Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratita Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës”, theksoi Vorpsia
Sipas saj, me Edi Ramën papunësia po rritet cdo ditë dhe fjalët e retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri punea
“Këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punësa Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabartaa Por në realitet, Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, u shpreh Vorpsia
Source: Tema – Aktualitet