Deputeti demokrat, Genti Strazimiri, i cili u përfshi edhe njëherë tjetër në debat me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një postim në Facebook shkruan se Shqipërisë i duhet urgjentisht një ambasador i SHBAa
“Na duhet URGJENT një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjike dhe lidhjet mes dy vendeve… Në vetëm 9 muaj qeverisje krejtësisht anti-amerikane:
-U mashtrua si kurrë më parë qeveria e SHBA dhe populli shqiptar për armët kimike, madje u tentua që protesta të orientohej drejt ambasadës amerikane që t’i shpëtohej fytyra Kryeministrit mashtruesa
-U thye embargoja ndaj Iranit ditën për diell, e denoncon Financial Times, Bloomberg në New York dhe… Rilindja Demokratike në Tiranë…
-Për herë të parë pas 23 vjetësh, shpallet nga një qeveri shqiptare si “partner strategjik” Turqia, jo SHBA… madje në ditën më të turbullt për demokracinë në Turqi…
Ky vend ka parë ditë pa President, Kryeministër apo edhe pa qeveri… por pa ambasador amerikan qenka krejt tjetër gjë… qenka shumë e ulët,” shkruan Strazimiria
Source: Tema – Kryesore